Kah po shkon? Dhe kush po e drejton Nënën Shqipëri.?!

Kah po shkon? Dhe kush po e drejton Nënën Shqipëri.?!
Kah po shkon? Dhe kush po e drejton Nënën Shqipëri.?!

Ismail Muçiqi

  • 14 May 2022 - 09:45

Opinion i aktualitetit politikë.

Shkruan:Ismail Muciqi

Koha po tregon se ideologjia komuniste e cila e udhëhiqi Shqipërinë me dekada la gjurmë të thella në diktaturën e ideologjisë staliniste e cila ende po mundohet ta kthej rrotën e historisë mbrapa. Rezoluta e fundit e cila doli para Deputeteve të Parlamentit të Shqipërisë që kishte qëllim Dënimin e Gjenocidit serbë në Serbrenic e cila nuk u votua nga Partia Socialiste tregon më së miri turpin dhe papërgjegjësinë totale ndaj krimeve të luftës të cilat i bëri serbia në ish Jugosllavi. Këtij karavani të [diktaturës] në Parlament dhe në Qeverinë e Shqipërisë po i prinë njeriu me kontrovers dhe më i dëmshmi për politikën Shqiptare e ky është Edi Rama.

Shqipëria në mbledhjen e fundit të Parlamentit u rreshtua në anën e Rusisë, të Koresë Veriore, të Kinës dhe të Serbisë. Refuzimi për ta dënuar gjenocidin serb në serbrenic nga ana e partisë socialiste të Edi Ramës është fyerje për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë. Është fyerje për familjen Jashari dhe për të gjithë dëshmorët dhe martirët që u vranë nga forcat serbe. Edi Rama ka kohë që punën kundër interesit të Shqiptarëve, duke vepruar haptazi kundër Shtetësisë së Kosovës dhe kundër sovranitetit të saj. Ai këtë e dëshmojë edhe me projektin famëkeq të nisur nga Aleksander Vuqiqi për Ballkanin e hapur duke e izoluar Kosovën për ta forcuar miqësinë me Aleksander Vuqiqin.

Ky Edi Rama përpos që e ka përqar skenën politike në Shqipëri ku raportet ndërmjet liderëve politikë kanë arritur majën e përqarjeve dhe të hasmërisë, arriti që përmes politikës aventuriste të përzihet në punët e brendshme të Kosovës duke negociuar fshehurazi edhe për korrigjimin e kufijve të Republikës së Kosovës. Shtrohet pyetja? Kah po shkon dhe kush po e drejton Nënën Shqipëri?

Gjatë vitit 1999 në cilësinë e Kryetarit të Shtabit të Refugjatëve të Kosovës pata rastin më persafërmi ta njoh Shqipërinë njerëzit e saj pasuritë natyrore dhe mentalitetin kulturor dhe ndjenjën kombëtare të njerëzve të këtij vendi. Mjerisht politika e mbrapsht ka ndikuar edhe me raportet ndërnjerzore tek qytetarët ku një pjesë e të cilëve janë të privilegjuar nga ish sistemi komunist duke u shndërruar në klasë të aristokracisë Borgjeze. Ky botëkuptim dhe këto zhvillime kanë ndikuar edhe në rrjedhën dhe kultivimin e frymës patriotike ndaj vendit, shtetit, dhe kombit. Partia socialiste e Edi Ramës edhe tani ka nostalgji për sistemin komunist dhe për liderin shpirtëror... Edi Rama është i liruar krejtësisht nga ndjenja njerëzore humane dhe nga ideali për bashkimin e kombit. Këtë më së miri po e dëshmon gjendja aktuale, politike, ekonomike, sociale, kulturore e cila tani është për tu dëshiruar.

Shqipëria sot është shndërruar në një vend ku krimi i organizuar, korrupsioni, droga, hakmarrjet, vrasjet, dhe të gjitha të këqijat po ja zënë frymën. Edhe pas një shekulli Shqipëria ende nuk arriti të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Prandaj po theksojmë në fund se aventurat e Edi Ramës po e dëmtojnë çështjen nacionale të Shqiptareve. Është shqetësues pozicioni dhe pasiviteti i pjesës intelektuale të inteligjencës në këtë vend nëse ekziston dikun.?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".