Anëtarësimi  në Këshill të Evropës, nënkupton që edhe Kosova është pjesë e Gjykatë Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Serbia po çmendet  nga frika e dosjes  së hapur të krimeve të luftës

Anëtarësimi  në Këshill të Evropës, nënkupton që edhe Kosova është pjesë e Gjykatë Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Serbia po çmendet  nga frika e dosjes  së hapur të krimeve të luftës
Anëtarësimi  në Këshill të Evropës, nënkupton që edhe Kosova është pjesë e Gjykatë Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Serbia po çmendet  nga frika e dosjes  së hapur të krimeve të luftës

Rexhep Shahu

  • 15 May 2022 - 09:00

Shkruan: ANALISTI-Rexhep Shahu

Nuk ka dinjitet shteti i Kosovës asnjëherë nëse nuk shpaguhet përdhunimi i grave e vajzave të Kosovës prej serbëve. Kjo duhet të jetë krye temë politike, ky duhet të jetë mision i politikës së Kosovës. Njerëzit  hanë bukë vetë pa edhe qeveri, por shteti i Kosovës,  politika e Kosovës duhet të asistojnë e të ndihmojnë përgatitjen dhe dërgimin e padive në Gjykatën e të Drejtave të njeriut për përdhunimet pasi nuk janë dëme më të rëndësishme shtëpitë e djegura se sa përdhunimet.

Këshilli i Evropës ka konfirmuar  se ka pranuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në KE. Zëdhënësi i KE-së, Daniel Holgten ka thënë se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është pranuar dhe aplikimi i dërgohet Komitetit të Ministrave në përputhje me statutin e Këshillit të Evropës. Anëtarësimi i Kosovës në KE e konfirmon dhe pohon Kosovën shtet evropian.Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në  Këshillin e Evropës është hapi më serioz politik i viteve te fundit, është gjallërimi i ëndrrës e shpresës që Kosova të bëhet edhe formalisht pjesë e Evropës, ku është pjesë sepse edhe Evropa ka luftuar për Kosovën shtet të lirë e të pavarur nga Serbia. Është ngjallja e besimit të qytetareve. Frenuesja e Kosovës, Rusia që ka vepruar në vij të parë e në prapavije kundër Kosovës tashmë është përjashtuar nga Këshilli i Evropës. Kosovës i hiqet sponsori kryesor kundër saj. Aplikimi i Kosovës  për ne Këshillin e Evropës e ka alarmuar Serbinë politike dhe do ta alarmoj edhe më tej. Serbia kërcënohet nga mundësitë që i krijohen Kosovës e qytetarit të saj. Serbia e frustruar nga krimet e saj të pandëshkuara, gjithmonë frikësohet. Kur Kosova të jetë pjesë e Këshillit të Evropës, ka gjithë të drejtën për përfitoj nga mekanizmat juridike të Evropës, të fitojë mbrojtje. Ajo që unë shpresoj të ndodhë është që të vjen sa më shpejtë dita që gratë e dhunuara të Kosovës të bëjnë padi kundër Serbisë, kundër forcave dhunuese për këtë krim mbi krime kundër njerëzimit. 20 mijë vajza e gra të përdhunuara prej serbëve duhet të shpaguhen, Duhet të bëhet drejtësi për to, duhet më në fund të ndëshkohet xhelati kriminel e të mos përkëdhelet Serbia, duhet që klasa politike në Kosovë të mos copëtohet për luftë për pushtet por për shtet e dinjitet shteti, të mos e fusë kokën si struci në rërë por tu dal zot grave e vajzave të përdhunuara se nuk fshihet as duhet fshihet ky krim. Fshehja e këtij krimi duhet dënuar me karrige elektrike. Nuk ka dinjitet shteti i Kosovës asnjëherë nëse nuk shpaguhet përdhunimi i grave e vajzave të Kosovës prej serbëve. Kjo duhet të jetë krye temë politike, ky duhet të jetë mision i politikës së Kosovës. Njerëzit  hanë bukë vetë pa edhe qeveri, por shteti i Kosovës,  politika e Kosovës duhet të asistojnë e të ndihmojnë përgatitjen dhe dërgimin e padive në Gjykatën e të Drejtave të njeriut për përdhunimet pasi nuk janë dëme më të rëndësishme shtëpitë e djegura se sa përdhunimet. Serbia është e pa qetë pasi po kupton se shqiptarët do të ndjekin rrugë ligjore e nuk do të rrinë duke bërë tallava fjalësh nëpër gazeta e portale kundër Serbisë. Serbisë do ti ndërpritet synimi që ta fitoj statusin e viktimës së shqiptarëve, status që shpesh e ka synuar dhe ka avancuar. Serbia kërcënon, por kjo ka mbetur si një tigër pa dhëmbë, se kinse është shkelë marrëveshja e Uashingtonit mes Kosovës e Serbisë. Asgjë nuk ndodh prej Kosovës pa pranim e miratim amerikan, thuhet ose jo. Pas anëtarësimit të Kosovës në KE, përfitimet janë të mëdha, qytetarët mund të kërkojnë drejtësi në Gjykatën e Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke përfshirë edhe të drejtën për kompensimin e dëmeve të luftës. Nëse nuk do të llogaritet si krye dëm, si krimi më monstruoz përdhunimi asgjë tjetër nuk ka dinjitet, por thjeshtë është  gjë që paguhet me para. Krimi i përdhunimit nuk shlyhet me para.  Të qenit anëtar i Këshillit të Evropës, nënkupton që Kosova është pjesë e Gjykatë Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo i jep mundësi qytetarëve që eventualisht ndodhen në procedura gjyqësore në Kosovë dhe nuk janë të kënaqur me vendimet përfundimtare të organeve gjyqësore në Kosovë, t’i adresohen edhe gjykatës evropiane, me qëllim të rivendosjes së të drejtës. Ky aplikim i Kosovës për në KE është një shpresë e madhe për konsolidim të mëtejshëm të shtetit dhe dinjitetit.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".