Zgjohuni nga gjumi dogmatik o ju Akademik shqiptar!

Zgjohuni nga gjumi dogmatik o ju Akademik shqiptar!
Zgjohuni nga gjumi dogmatik o ju Akademik shqiptar!

Fadil Maloku

  • 16 May 2022 - 16:25

Shkruan: Sociologu-Fadil Maloku

Zgjohuni sepse po ofrohen momente tejet të volitshme historike për t'u faktorizuar edhe një herë shqiptarët, në këtë pjesë të botës! Ta dini që e keni jo vetëm obligim moral (shquheni si truri i kombit),por, edhe  asish material (jeni arsimuar nga kafshata dhe sakrificat prindore) ndaj kombit, që me dijen, përvojën dhe angazhimin Tuaj personal e si komunitet intelektual të paktën ta"këshilloni" politikën e sotme të çakorduar dhe të harlisur pas hedonizmit e konzumerizmit të kohës!?

Zgjohuni sepse, Akademikët e Serbisë, për Kosovën kan hartuar e bë gati qindra Projekte e Plane të gatshme (alternative); opozitare, akademike, civile, e sidomos sosh fetare. Të cilat janë përpunuar e klasifikuar edhe me bekimin e Kishës ortodokse! Bëjeni, të paktën, një kornizë bazë o njerëz e mos i koritni pagat e rangut të KM...! Ndryshe, me çfarë do mbaheni në mend o të mjerët Ju!?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".