Për hatër të Milorad Dodikut dhe të Aleksandër Vuçiqit pas Srebrenices Edi Rama shkel edhe mbi gjakun e  krimit serb  në rastin e Kosovës  

Faik Krasniqi

  • 16 May 2022 - 16:38

Shkruan: ANALISTI- Faik Krasniqi

Kam frikë që të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe kur të vjen puna ti dënojnë edhe krimet serbe në Kosove. Edi Rama nuk e ka atë problem të na poshtëroj, pavarësisht se jemi të një gjaku. U pa në Bruksel se çfarë injorimi i bëri ministres Gërvalla, dhe sa i afërt ishte me Vuçiqin dhe Dodikun.

Kryeministri Rama dhe Partia Socialiste  prej vitesh mbajnë një linjë të fortë me Aleksandër Vuçiqin dhe Serbinë. Rama dhe Vuçiqi janë edhe ideatorët e Open Ballkan, një nismë që u refuzua nga shumica e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Por nuk kisha besuar që shkojnë aq larg sa të votojnë kundër një rezolute që dënon gjenocidin serb në Bosnje. Kjo me arsyen që nisma erdhi nga Sali Berisha. Idiotizëm i llojit të vetë. Madje me buzëqeshje votuan kundër. Kam frikë që të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe kur të vjen puna ti dënojnë edhe krimet serbe në Kosove. Edi Rama nuk e ka atë problem të na poshtëroj, pavarësisht se jemi të një gjaku. U pa në Bruksel se çfarë injorimi i bëri ministres Gërvalla, dhe sa i afërt ishte me Vuçiqin dhe Dodikun.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".