Vitin e kaluar, SHBA goditi grupet kriminale serbe, por nuk ishim në dijeni pse u ndalën?!

Vitin e kaluar, SHBA goditi grupet kriminale serbe, por nuk ishim në dijeni pse u ndalën?!
Vitin e kaluar, SHBA goditi grupet kriminale serbe, por nuk ishim në dijeni pse u ndalën?!

Ragip Guraziu

  • 17 May 2022 - 09:27

Shkruan:Ragip Guraziu

Veqse një reagim i menjëhershëm, të Rada Trajkoviq, kërkon largimin e ambasadorit,Marko Gjuriqit nga Amerika, duke thënë se Marko Gjuriq duhet të tërhiqet nga Washingtoni, pas sanksioneve të fundit nga SHBA’të.

Politikania serbe Rada Trajkoviq, ka reaguar pasi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kanë ardhur sanksione për disa nga krerët e krimit të organizuar në veri të Kosovës. 

Trajkoviq ka thënë se Marko Gjuriq duhet të tërhiqet nga Washingtoni, pas sanksioneve të fundit nga SHBA’të. 

“Pas njoftimit të sotëm të Departamentit të Drejtësisë së Thesarit dhe në pritje të Samitit për Demokraci, qëndrimi i ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, është i papranueshëm. Serbia meriton më mirë, një përfaqësim të pacenueshëm etik në Washington D.C”, ka shkruar ajo. 

Trajkoviq kishte akuzuar Gjuriqinn indirekt, ndërsa Radojcicin direkt për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, vrasje kjo që është ende e pa zbuluar. 

Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja i ka goditur rrjetet e korrupsionit në disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinovicin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë. 

Në komunikatën e kësaj zyre, ndër të tjera thuhet se Zvonko Veselinovic dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinovic kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinovic kontrollë të disa bizneseve në disa rrug. 

Vesna Peshiç: Serbia është faktori kryesor i destabilizimit në Ballkan 

Politikania e dikurshme Vesna Peshiç ka deklaruar se Serbia është “faktori kryesor destabilizues” në Ballkan dhe kjo shihet sipas asaj se as sot “ nuk po pranon kufijtë e vetë”, shkruan “Beta", “transmeton “Bota Sot”. 

Të gjitha shtetet e ish Jugosllavisë i kanë pranuar kufijtë e vetë, me përjashtim të Serbisë” ka thënë Peshiç në Forumin e 14-të për Drejtësi tranzicionale në Beograd. 

Ajo ka vlerësuar se Serbia nuk është e gatshme për një pajtim të tillë. Ajo shtoi se “në vepër janë proceset fuqishme të shpërbërjes së Bosnjës dhe Hercegovinës përmes (Milorad Dodik)” , duke nënvizuar se “Serbia jep mbështetjen e plotë në ato procese ". 

"Nuk mendoj se Serbia në këtë moment po përgatitet për luftë, por përpiqet që përmes rrugës paqësore të arrijë qëllimet e veta. Ajo dëshiron të përvetësojë një pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës së Dejtonit” ka vlerësuar Peshiç. 

Sipas Peshiç, në Serbi aktualisht po ndodhë “autokracia personale” , në të cilën Aleksandar Vuçiq ka rrëmbyer të gjitha institucionet, ndërsa opozitën e ka shpall armik të brendshëm. 

 "Në Serbi situata është aq katastrofë dhe me këtë pushtet çfarë e kemi, nuk mund të zgjidhim asnjë problem, po kështu as problemin e Kosovës” tha Peshiç. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".