
Letër e hapur Rrahman Jasharit, kryetarit të SBASHK-ut të toksikuar !


Halim Hyseni
Shkruan: Halim Hyseni
Letër e hapur Rrahman Jasharit, kryetarit të SBASHK-ut të toksikuar !
Z. Rrahman Jashari, ndale turrin se e je duke bërë atentatnë të ardhmen e Kosovës!
Këtë letër publike jam duke e shkruar me zemër të thyer, dhe me shqetësime të jashtëzakonshme për kombin, atdheun shtetin e Kosovës, ëndrrën mijëra vjeçare tëneopellazgëve- shqiptarëve , andaj nuk do të ta përdori eufemizmin, e as nuk do të kujdesem çfarë do të thotë opinioni, sepse z. Jashari, e ke kaluar çdo masë, duke e shndërruara SBASHK - un në një organ surrogat thellësisht të helmuar, duke bashkëpunuar me oligark, plutokrat dhe kleptoman, Sistemin e Edukimit dhe të Arsimit të Kosovës e keni katandisur aq keq, sa më keq nuk e besoj se mund të bëhet, meqë e keni hedhur në një greminë nga e cila do të nevojiten forca dhe fuqi të jashtëzakonshme për të nxjerre nga kjo katakombë.
Bravo, z. Jashari, sepse në mënyrë të mrekullueshme e ke shfrytëzuar kaosin e krijuar nga pseudopatriotët, pushtetarë meskinianë!
Kam shkruar shume letra publike. Me letër të këtillë publike ia kam drejtuar edhe Zotit të madhërishëm që ta vetdijesojë popullin tim i cili me heshtjen e tij stoike ka vuajtur dhe po vuan të zitë e ullirit nga udhëheqësit e tij të papapërgjegjshëm dhe të pamoralshëm. Letrat, dhe ftesat e shumta publike ia kam dërguar populli tim, studenteve, Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë se Lavdishme të UÇK-ësꓼ udhëheqësve hajna, të cilët shkatërruan shpresat dhe perspektivat e ndritshme të këtij populli dhe të rinisë së tij të mrekullueshme. Letra dhe ftesa të hapura u kam shkruar dhe ua kam bërë, pseudoshkencëtarëve të mjerë shqiptarë, ndër ta, edhe atyre që pa asnjë meritë mbajnë tituj akademikë, të cilët për një grusht lekësh kanë pranuar ta fyejnë rëndë popullin e tij, duke marr pjese ne projektepansllaviste dhe antishqiptare. Letra dhe ftesa ia kam dërguar edhe pjellës së keqe të popullit tim, e cila e katandisi aq keq Kosovën, në dy dekadat e para të shekullit XXI, duke e shndërruar Kosovën në një ferr të vërtetë, nga i cilipo të kishin mundësinë më të vogël,do iknin këmbë e duar nga Kosova e jonë e dashur. Letra të hapura, jo një herë, por disa herë,i kam dërguar SBASHK-ut, veglës kryesore antikombëtare dhe antihumane e udhëhequr nga Rrahman Jashari, një fatkeqësie kombëtare, i cili për interesa meskine oligarkike dhe plutokratratike, duke koketuar me udhëheqës antikombëtarë, për tua siguruar postet utilitare dhe manipuluese dhe personelin mësimor - edukativ luajal ndaj shtetit të Kosovës, e ka shndërruar SBASHK-un në një uzinë të partive politike shqiptare të cilat nëkolaboracion me Listën Serbe (Kali i Trojës)me qëllim të arritjes se së posteve përmes votave për zhvatjen, plaçkitjen dhe varfërimin e qytetarëve luajalë të Kosovës, të cilët për 20 vite Kosovën e kanë shndërruar në një figurë që më shumi i gjason një lope të cilën të gjithë e mjelin, por askush nuk tregon asnjë kujdes për ushqimin dhe mirëmbajtjen e saj. Paguhen punëtoret serbë të cilët, jo vetëm që fare nuk dalin në punë, por gjatë gjithë kohës, natë e ditë punojnë në rrënimin dhe shkatërrimin e saj.Deri se nxënësit serbë, të cilët punojnë me ligje dhe plane të Republikës së Serbisë shkojnë në mësim, punojnë me tekste tëtoksikuara dhe ksenoofobe, manipulohen me falsifikime historike dhe insinuata antishqiptare, fëmijët, nxënësit, studentët dhe mësimdhënësit shqiptarëdhe të etnive tjera jo serbe luajale ndaj shteti të Kosovës qëndrojnë në shtëpi, duke bërë greva idiote antikombëtare dhe me pasoja të pallogaritshme për kombin, shtetin e Kosovës dhe qytetarët luajal të Republikës së Kosovës.Po ashtu, qytetarët e varfër luajalë ndaj shtetit të Kosovës,serbëve në Veri të Mitrovicës ua paguajnë rrymën dhe ujin. Mbi 20.000 ‘veteranë’ të ‘luftës’të cilët, jo vetëm që kurrënuk e kanë kapur pushkën me dorë për të luftuar forcat okupuese serbe, sot paguhen nga buxheti i varfër i Kosovës vetëm e vetëm për të mbajtur në poste udhëheqës profiterë dhe pushtetarmanipulues të deridjeshëm.Ky ambient i helmuar, Z. Jashari tëshkon shumë për shtati, andaj ti me mburrje kërcënon me masa drastike - greva të pandërprera dhe protesta, pasoja e të cilave do të jenë të pallogaritshme për të ardhmen e Kosovës.
Z. Jashari, për interesa meskine dhe me veprime korruptive, me pazare me ‘udhëheqësit’ të partive shtet arrite t’i manipuloi edhe mësimdhënësit shqiptarë të Kosovës të dekadës së fundit të shekullit XX, të cilët për atë kohë ishin heronj, atdhetarë dhe pararojë e UÇK-ës vërtetë legjendare, duke ua ‘paguar patriotizmin’ nga 70 euro për muaj, edhe pse ata e kishin detyrim moral, kombëtar dhe ligjor këtë punë ta bënin, për të cilën edhe paguheshin nga populli i varfër i Kosovës i cili ndante nga kafshata e gojëspër mbijetesën e arsimit shqip në Kosovë. Z. Jashari ti për t’u siguruar votat partive, të cilat Kosovën e shndërruan në ferr, me udhëheqjen transaksionare, një formë e veprimeve korruptive, e cila është realizuar me itinerarin:‘Unë ua siguroj votat e komunitetit të madh arsimorë, nëse ju pranoni që personeli mësimor - edukativ të kompensohet për punën që e kanë bërë dhe për të cilën janë paguar në periudhën 1991 - 1999. Kështu, z. Jashari personelin mësimor – edukativ nga heronj i shndërrove në mercenarë. “Fitues i madh dhe dyfishtë”, je ti z. Jashari, sepse besoj se edhe ti, nëse ke punuar në atë kohë do “gëzoshë“ shtesën prej 70 eurove për muaj. Duhet pranuar, ti z. Jashari hesapet e mbrapshta dhe destruktive i bënë për mrekulli. Më mirë se Luciferi, sepse ke rritu ndikimin në vendimmarrje të bazuar në konformizëm. Nga ky konformizëm, ka fituar pjella e keqe e ricikluar me vite në pushtet, ka fituar krimi i organizuar si dhe armiku shekullor i shqiptarëve - Serbia, ndërsa humbëse tragjike është Kosova, populli i saj luajale dhe arsimi tërësisht i shkatërruar në çdo qelizë tij. Një pjesë e këtyre shkrimeve janë publikuar në librin tim: “Shkëlqimimi dhe rënia e arsimit në Kosovë 1999. Si më parë edhe ky shkrim nuk do të ndërron gjë, por unëkëte bëjë se kam detyrim moral, sepse 56 vite të plota kam qenë, jamë dhe deri në frymën e fundit do t’i përkushtohem arsimit kombëtar.
Z. Jashari ,pse duhet japësh dorëheqje të pa revokueshme?
Z. Jashari, unë si qytetar luajal i Republikës së Kosovës ta kërkoj publikisht dorëheqjen tënde dhe te organeve të SBASHKU-ut sepse:
1. Nga injoranca apo dashakeqësia nga koha kur je zgjedhur si kryetari i SBASHKU-t ke përdor udhëheqjen transakasionare me qëllime destruktive, pasojë e të cilës është rrënimi në themel i sistemi të edukimit dhe të arsimit të Republikës së Kosovës. Meqë mund të mos e dish ç’ është udhëheqja transaksionare, për ty dhe lexuesit po e shpjegoj thelbin e kësaj udhëheqjeje. Sipas kësaj udhëheqjeje suksesi i punës bazohet në motivimin e jashtëm të vartësve. Kjo udhëheqje është e përshtatshme për njerëzit me lokus të jashtëm, të cilit në pune nuk bazohen në bindje , por në stimulime të jashtme, paga, lavde, në kushtëzime si dhe modele të ndryshme të ofertave dhe favoreve, të cilat udhëheqësit u japin vartësve të tyre. Në rastin e SBASHKU-t kjo do të thotë se oferta kryesore për personelin mësimor është leku, paraja, apo euroja. Në këtë rast SBASHK bënë shumë gabime dhe në mënyrë rëndë e ofendon personeli mësimor – edukativ të Kosovës, duke i konsideruar se personalitete me lokus të jashtëm, që do të thotë se ata ekskluzivisht për arritje kërkojnë stimulime të jashtme:paga, shpërblime, lavdërime etj. Ajo qëështë vërtetuar shkencërisht është se personalitetet me lokus të jashtëm nuk janë të suksesshëm, andaj shkenca ka katërçipërisht ka vërtetuara se personeli mësimoëpër të qenë i suksesshëm duhet të jetë me LOKUS TË BRENDSHËM, që do të thotë se këta punën e bëjnëpër shkaktë bindjes apo ndërgjegjes e cila është aftësi për të zbuluar mëvetësinë tyre, orientimete tyre morale dhe etike brenda të cilave mund t’i përmbushim ato siç duhet.
Z. Jashari, kjo lloje udhëheqjeje përdoret edhe sot në shekullin XXI, por për përdorimine saj duhet plotësuar disa kritere ndërte cilat veçojë: Pjekurinë, përcaktimin e qëllimeve; përcaktimin e efikasitetit – produktivitetit dhe të efektivitetit- cilësisë së veprimeve dhe te operacioneve. Z. Jashari sikur t’i kishe analizuar kushtet , rrethanat, qëllimet që do të arrihen, treguesit e efikasitetit dhe të cilësisë, çdo gjë do ishte nërregull , sepse po ta bëje këtëti nuk do të përdorje shantazhet, kërcënimet, blofet, lavdërimet personale dhe prepotencën tënde duke rivalizuar me kryeministrin, z. Albin Kurtin.
2. Z. Jashari, Ty në kundërshtim me përdorimin e duhur të udhëheqjes transaksionare, jo qe nuk të intereson avancimi i cilësisë, rritja e produktivitetit në arsim, por në mënyrë infantile dhe mediokre kërcënon se mësimdhënësit nuk do t’i zëvendësojnë ngecjet pasoje e grevave të organizuara. Me këtë kërcënim tek Ti, z. Jashari shpërfaqet papjekuria totale, sepse po mendon se duke uservilosur para personelit – mësimorëedukativ, do të shtosh autoritetin tënd artificial, por në thelb dhe realisht po tregon se t’i fare nuk je i interesuar për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës, duke shtuar në mënyrë marramendëse mendjene pashkolluar, injorancën dhe numrin e analfabetëve funksional. Z. Jashari a nuk je i vetëdijshëm se Ti dhe SBASHK-u i keni shpallur luftë të ardhmes dhe rinisë kosovare.
3. Ti dhe strukturat e SBASHK-ut duhet të jepni dorëheqje sepse me bllokimin afatgjatë të sistemit të edukimit dhe të arsimit jeni duke e sjellë në pikëpyetje përfundimin e vitit shkollor 2021-2022. Me këtë veprim, jeni duke vepruar ashtu siç ka vepruar Serbia në dekadën e fundit të shekullit XX.
4. Z. Jashari, me veprimete tuaja koketuese me partitë politike të interesuara për riciklim në pushtet , ju keni arritur ta kontrabandoni një Kontratë Kolektive, tëlegalizuarmë 22 janar 2021, të nënshkruara në kohën zgjedhjeve elektorale, e cila është në kundërshtim me Kushtetutëne Republikës së Kosovës fillim dhe mbarim. Për të konkretizuar këtë unë po i referohem vetëm nenit 11 pikat 8 &9.
Në nenin 11 të Kontratës Kolektive në pikën 8 të nenin 11 taksativisht thuhet:”Për udhëheqësin sindikal në nivel Komune(kryetari/ja) norma do të jetë 1/2 e normës së plotë, me pagesë të plotë, me qëllim të ushtrimit të funksionit sindikal për mandatin 4 vjeçar. Po kështu për udhëheqësin sindikal në nivel shoqate( kryetari/ja) norma do të jetë 18 orë në jave, me qëllim të ushtrimit të funksionit sindikal për mandatin 4 vjeçar.
Z. Jashari, a e dini se në Kosove mund te ketë disa organizata sindikale. Po ashtu, a e dini se anëtarësimi nësindaikatëështë në baza vullnetare.. Si mund t’i detyroni ( ju me ketë edhe i keni detyruara ) që taksapaguesit e Kosovës te paguajnë tatim edhe për anëtarët e SBASHKU-t.
Janë këto arsyet qe unë kërkoju qe Ju me të gjitha organet e SBASHK-ut urgjentisht të jepni dorëheqje për dëmet të cilat ia keni shkaktuar Sistemit të Edukimit dhe të Arsimit të Kosovës.
Z. Jashari Ju sot ne portale keni deklaruar se nuk e keni për obligim ta bënë transparent buxhetin tuaj. Gabimi madh moral dhe juridik. Moral sepse, ato para nuk janë para tuaja, e as të SBASHK-ut, andaj e keni për detyrim të bëni publike para qytetarëve të Kosovës, sepse ato janë para të mbi 20.000 familjeve. Ato familje duhet ta dinë se si shpenzohen dhe ku shkojnë ato para. Ju e keni detyrim edhe para organeve shtetërore, sepse të hyrat në SBASHK janë edhe të hyrat e taksapaguesve të qytetarëve te Kosovës.
Më në fund kam një lutje dashamirëse për personelin mësimor – edukativ. Ju jeni shtylla e shtetit të Kosovës, ardhmes së saj, fatit të nipave dhe mbesave të juaja, mos u shitni dh mos u bën instrument manipulimi. Ju të gjithë duhet të jeni me lokus te brendshëm, që do të thotëçdo gjë që e bëni e bënë me bindje, andaj kërkoni të drejtat e juaja, por ato i bëni me prioritet, andaj mos lejon qe për 100 të dëmtoni të ardhmen e Kosovës,. Mos lejoni q. Z. Jashari tuja cakton detyratse a do të zhvilloni mësimin plotësues dhe suplementare sepse kjo është detyrë imanente e juaja.
Jami mllefosur me pa përgjegjësinë prindërve të fëmijëve të Kosovës, të cilët lejojnë që një person apo një sindikatë me veprimet e tyre të pa përgjegjshme, indolente, meskine dhe mediokre ë pengojnë zhvillimin e gjithanshëm fizik dhe psikik të fëmijëve të tyre.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".