VETTING-u kërkohet të jetë profesional dhe i mbështetur në sistemin juridik në BE, në Angli dhe në SHBA

VETTING-u kërkohet të jetë profesional dhe i mbështetur në sistemin juridik në BE, në Angli dhe në SHBA
VETTING-u kërkohet të jetë profesional dhe i mbështetur në sistemin juridik në BE, në Angli dhe në SHBA

Muhamet Kelmendi

  • 17 May 2022 - 16:22

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Ky ligj duhet të jetë real, profesional dhe i mbështetur në të arriturat e sistemit në UE, në SHBA etj. Këtej kërkohet që në komisionin hartues të jenë përfaqësues nga Venecia, nga BE, nga Anglia dhe nga SHBA. Pa pjesëmarrje të tillë, si dhe vetëm nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë, ligji nuk del profesional dhe i kapshëm për Republikën.

Ka kohë që potencohet me forcë nevoja e një VETTING-u në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Shkaqet e këtij VETTING-u veç janë theksuar dhe për çdo ditë ndihen nga qytetarët e vendit.Kryesisht janë të natyrës jo profesionale, keqpërdoruese të detyrës zyrtare dhe të korrupsionit galopant në sistem.Këto tregojnë domosdoshmërinë e një kontrollimi profesional, pa anime dhe të mbështetur në ligj. Nuk duhet lejuar që VETTING-u të shfrytëzohet për qëllime grupore, partiake, krahinore a kriminale. Kjo e dëmton sistemin. Baza e VETTING-të kërkohen të ketë  Ligji mbi VETTING.

Ky ligj duhet të jetë real, profesional dhe i mbështetur në të arriturat e sistemit në UE, në SHBA etj. Këtej kërkohet që në komisionin hartues të jenë përfaqësues nga Venecia, nga BE, nga Anglia dhe nga SHBA.Pa pjesëmarrje të tillë, si dhe vetëm nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë, ligji nuk del profesional dhe i kapshëm për Republikën.Edhe në komisionet ligj zbatuese të VETTING-ut kërkohet të jenë përfaqësues nga mekanizmat e përmendur ndërkombëtar.Ka shumë anë që duhet shqyrtuar gjatë VETTING-ut për të spastruar gjykatat nga keqbërësit e ndryshëm në sistem.

Sistemi nuk duhet të ketë njerëz jo profesional, ryshfetgji të ndryshëm, klika e grupe politike. Këto e dëmtojnë sistemin. Vetëm në fushën e mos profesionalizmit janë me mijëra lëndë që kanë kaluar me dhjetëra herë  nëpër shkallët e ndryshme të gjykatave. Kështu është edhe në prokurori. Rastet e shqyrtuara nga prokurorët,  të cilat nuk kanë gjetur zbatim, sepse nuk ka pasur prova ose ato janë të mangëta a të sajuara në raste  të shumta. Ndërsa, po që se  shikohet gjendja financiare në sistem të subjekteve, shihet se pasuria e tyre e kalon mundësinë e fitimeve ligjore. Krejt ajo pasuri nuk mund të vjen nga baballëku, gruaja e ime, nga babai a kushërini etj. Pasuria është marramendëse. Këto duhet shqyrtuar dhe ndjekur penalisht ata që nuk kanë baza ligjore. Sistemi vetëm me masa të tilla penale spastrohet dhe e merr vendin e duhur në shtet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".