Edhe një herë për Ushtrinë e Kosovës- Pa ushtri nuk ka  ka as shtet as pushtet, as popull të lirë dhe as tërësi territoriale të garantuar

Edhe një herë për Ushtrinë e Kosovës- Pa ushtri nuk ka  ka as shtet as pushtet, as popull të lirë dhe as tërësi territoriale të garantuar
Edhe një herë për Ushtrinë e Kosovës- Pa ushtri nuk ka  ka as shtet as pushtet, as popull të lirë dhe as tërësi territoriale të garantuar

Muhamet Kelmendi

  • 18 May 2022 - 13:28

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Në kuadër të ideve për formimin e Ushtrisë së Kosovës po dalin mendime të ndryshme dhe diametralisht të kundërta.

Këtej janë këto ide mbi Ushtrinë e Kosovës:

1. Ushtria nuk i duhet Kosovës kur ky vend e ka NATON;

2. Kosovës i duhet zhvillim ekonomik e jo ushtria;

3. Më mirë pa ushtri se me të e multi etnike;

4. Një ushtri që s' ka kapacitete mbrojtëse nuk i duhet Kosovës.

Ka edhe mendime të tjera, por mua, shumë qesharake dhe aspak shkencore në kuptimin e shtetit dhe të drejtës, sikundër edhe në fushën humanitare etj. Ushtria hynë në kuadër të faktorëve themelor për ekzistimin e shtetit. Nuk ka teori shkencore që nuk i përmendë disa faktor që janë themelor.

Ata janë:

1. Pushteti shtetëror,

2. Populli dhe

3. Tërësia territoriale.

Në kuadër të tyre del se ushtria është faktor themelor i shtetit. Nuk ka as pushtet, as popull të lirë dhe as tërësi territoriale të garantuar pa ushtri. Dhe, shumë mirë është që në Kosovë është NATO. Por, sa do të jetë ky mekanizëm ushtarak ndërkombëtar në Kosovë, askush nuk e di! Ajo varet nga interesat gjeostrategjike të shteteve vendimmarrëse dhe nga marrëdhëniet midis perëndimit dhe lindjes. S'ka dyshim se duhet të zhvillohet baza ekonomike dhe të punohet në përmirësimin e gjendjes sociale dhe të arsimit të shkatërruar në Kosovë. Kosova duhet të luftoj shumë papunësinë dhe skllavërinë në sektorin privat ku shfrytëzimi i punëtoreve dhe të tërë kuadrit të punësuar është i lartë. S'ka dilemë se pushteti shtetëror duhet të spastrohet nga ish- shërbëtorët e UDB-se, si dhe të korruptuarit dhe nga kriminelët që e kanë kapur shtetin. Këto janë detyra themelore. Po a është dhe sa do të jetë Ushtria e Kosovës e aftë për të mbrojtur shtetin dhe kombin varet nga ajo se çka ndërtohet. E nëse nuk ndërtohet ashtu sikundër dëshirohet, prapëseprapë është shumë më mirë me ushtri se pa Ushtrinë e Kosovës. Kush del në ndihme nëse vjen deri te fatkeqësitë natyrore, sikundër janë tërmetet, epidemitë a vërshimet? Mendoj se ushtria është e para. E nëse NATO e lëshon Kosovën, si është më mirë, me një Ushtri të Kosovës apo pa ushtri? Po nëse sulmohet Kosova, e NATO  është jashtë, kush e mbron vendin dhe bënë mobilizimin e masave, pavarësisht se thuhet se Serbia është e fortë dhe ushtria e Kosovës është multietnike! I theksova këto fakte për të treguar domosdoshmërinë e ndërtimit të Ushtrisë së Kosovës.E madhe apo e vogël, e aftë apo jo e aftë, organizatë humanitare apo ç’fare, të rrotullohet si të dëshirohet, me ushtri është shumë  dhe shumë më sigurt. Aftësinë mbrojtëse të saj nuk e zbehin 10% që janë minoritare. Aty janë myslimanet, romët, turqit, serbët, ashkalijtë etj. Kështu dhe në këtë mënyrë është edhe në ushtritë e mëdha kudo në bote. S'ka ushtri tipike të pastër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".