Krijimi i Qeverisë nën hije të PDK-së rimobilizim i SHIK-ut për ta kapur pushtetin dhe zhvatur e tregtuar me shtetin

Krijimi i Qeverisë nën hije të PDK-së rimobilizim i SHIK-ut për ta kapur pushtetin dhe zhvatur e tregtuar me shtetin

Gani Qarri

  • 19 May 2022 - 08:16

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Prapa skenarit të PDK-së për formimin e të ashtuquajturës qeveri në hije, në emër të mbikëqyrjes së qeverisë ligjore legale dhe të zgjedhur me votën e lirë qytetare, nuk fshihet asgjë e mirë, përveç fatkeqësive të reja që kjo parti në kooketim me Edvin Kristaq Ramën, planifikojnë t`ia përgatitin Kosovës, për ti ardhur në ndihmë Aleksandër Vuçiqit për gllabërimin e veriut të vendit tonë nga Serbia fashiste dhe ndarjen përfundimtare të Kosovës.

-Pas zhvatjeve të pafund dhe vjedhjes e përvetësimit të çdo gjëje të vlershme, duke shitur edhe tokat e vendit dhe shkuar deri atje, sa kuislingu Hashim Thaçi të kërkonte publikisht edhe ndarjen e Kosovës, avaz të cilin sot po e vazhdon me besnikëri Ramë Buja e Vlora Çitaku, PDK çuditërisht ka paralajmëruar edhe formimin e të ashtuquajturës "qeveri në hije" skenar ky, i pa dëgjuar në asnjë vend demokratik të Evropës, përveç skenarëve të Vladimir Putinit me qeveritë separatiste pro ruse në Luhansk e Dornbas të Ukrainës. Kjo parti e dyshimtë, siç janë në dijeni të gjithë shqiptarët, ka filluar e mbaruar qeverisjet mbi një-dekadëshe me dështime, inkriminime, vjedhje, zhvatje e deri tek pazaret me tokat e Kosovës, duke kërkuar edhe sot ndarjen e saj, sidomos nga eksponentët e trishtë të saj, Ramë Buja, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj etj, i cili në çastet më të vështira për Kosovën, dikur deklaronte kërkim azili në Beograd.

Prapa skenarit të PDK-së për formimin e të ashtuquajturës qeveri në hije, në emër të mbikëqyrjes së qeverisë ligjore legale dhe të zgjedhur me votën e lirë qytetare, nuk fshihet asgjë e mirë, përveç fatkeqësive të reja që kjo parti në kooketim me Edvin Kristaq Ramën, planifikojnë t`ia përgatitin Kosovës, për ti ardhur në ndihmë Aleksandër Vuçiqit për gllabërimin e veriut të vendit tonë nga Serbia fashiste dhe ndarjen përfundimtare të Kosovës. Për aq më tepër formimi i Qeverisë nën hije të PDK-së, është edhe një riaktivizim gjysmë ilegal dhe fillim i ri i veprimit kriminal të agjenturave të SHIK-ut, shërbim ky kinse i shuar "zyrtarisht", por që realisht vazhdon të funksionojë i fshehur dhe maskuar me ngjyrimin më perfid duke u "integruar" në politikë, për të bërë kapjen dhe kontrollimin e të gjitha enteve dhe institucioneve rajonale dhe shtetërore në vend. Ishte pikërisht infiltrimi i SHIK-ut nëpër institucionet e shtetit, ai që prodhoj qeverisje të inkriminuar, kur në shumicën e mandateve qeveriste pikërisht vet PDK, me vartësit dhe satelitët e saj të nënshtruar, prandaj qytetari i Kosovës, deri te ai më i thjeshti, është bindur për këtë formë mashtrimi dhe mënyre perfide të kapjes së shteti, ndaj në zgjedhjet e fundit edhe ka vendosur për ta ndëshkuar, në mënyrën që di ai më së miri, këtë kastë thellësisht të inkriminuar dhe diletante e tërësisht të dështuar politike.

Kështu që akti meskin i PDK-së, që të formojë të ashtuquajturin “kabinet të qeverisjes së mirë" me 15 departamente, është akt i pashembullt në Evropë, përveç qeverive separatiste në Dornbas dhe Luhansk, të nxitura nga Vladimir Putini. Dhe siç dihet mirëfilli PDK, i ka filluar dhe mbaruar me dështime, inkriminime, vjedhje e zhvatje të gjitha qeverisjet, duke bërë pazare të kundërligjshme edhe me tokat e Kosovës, dhe kërkuar publikisht edhe ndarjen e saj nga kuislingu Hashim Thaçi, që po vazhdon nga eksponentët Ramë Buja, Vlora Çitaku Enver Hoxhaj etj, ndaj krejt kjo duket se po ndodh me porosi nga Thaçi e Veseli, në mënyrë që në kooketim me Edvin Kristaq Ramën, ti përgatitin tradhti të reja popullit dhe shtetit të Kosovës, për ndarjen e veriut dhe ricopëtimin e saj, akte tradhtie, që organet kompetente, duhet ti parandalojnë me të gjitha mjetet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".