Anëtarësimi i Kosovës në KE, pas aplikimit dhe vullnetit të madh politik kërkohet angazhim me hapa praktik

Anëtarësimi i Kosovës në KE, pas aplikimit dhe vullnetit të madh politik kërkohet angazhim me hapa praktik
Anëtarësimi i Kosovës në KE, pas aplikimit dhe vullnetit të madh politik kërkohet angazhim me hapa praktik

Blerim Burjani

  • 19 May 2022 - 18:49

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Pozitive  për këtë  iniciativë që është ndërmarr me veprimet konkrete, është se ka një entuziazëm të madh prej faktorit të brendshëm politik por edhe prej atij të jashtëm, shteteve mike të Kosovës, duke e mbështetur  nismën që kur ka ndodhë paraqitja  kërkesë për anëtarësim në KE.

Anëtarësimi i  Republikës së Kosovës   në Këshillin Evropian  është proces por nuk duhet të kuptohet që tani  si akt i kryer, duhet të punohet shumë në atë drejtim, duhet të përcillet gjendja  dhe zhvillimi i situatave dhe relacioneve ndërshtetërore e aleancave ne rrafshin  më të gjerë global. E ardhmja e këtij procesi, e gjitha varet nga raporti i vlerësimit që do të duhet  të  behet nga vetë KE-ja. Ky raport i KE-së nuk kryhet shpejtë e me nxitim, për një periudhë të shkurtër kohore.  Pra  kjo varet shumë nga puna që duhet të  bëhet në vazhdimësi nga institucionet e shtetit të Kosovës dhe nga spektri politik. Pozitive  për këtë  iniciativë që është ndërmarr me veprimet konkrete, është se ka një entuziazëm të madh prej faktorit të brendshëm politik por edhe prej atij të jashtëm, shteteve mike të Kosovës, duke e mbështetur  nismën që kur ka ndodhë paraqitja  kërkesë për anëtarësim në KE. Normalisht që  Republikës së Kosovës i konvenon shqyrtimi i shpejtë i kërkesës  por kjo nuk mundë të ndodhë shumë shpejt, brenda pak javësh apo muaj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".