Gjykata Speciale në Den Hag humbi kretibilitetin e gjykatës së paanshme

Gjykata Speciale në Den Hag humbi kretibilitetin e  gjykatës së paanshme
Gjykata Speciale në Den Hag humbi kretibilitetin e  gjykatës së paanshme

Muhamet Kelmendi

  • 19 May 2022 - 16:42

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

 

Vendimi është nxjerrë në bazë të KP të Kosovës. Në këtë anë  nuk kemi se çka të përmendim, kuptohet për ligjin. Është Krejtë tjetër ana faktike e çështjes mbi të cilën u dënua z.Gucati dhe z.Haradinaj me nga 4 vite e 6 muaj burg. Mendoj se nuk kemi fakte konkrete të kësaj vepre penale. Z Gucati dhe z Haradinaj janë pasoj e dështimit të vetë organeve dhe të prokurorisë së Gjykatës Speciale në Den Hag.Të dhënat kanë dalur nga mekanizmat e kësaj gjykate. Këtu del se veprën penale e kanë kryer njerëzit dhe mekanizmat e Gjykatës Speciale. Ata nuk u dënuan. Madje as që kemi fakte se kush dhe pse i nxori të dhënat e Gjykatës dhe të Prokurorisë jashtë. Thjeshtë u amnistuan. Tamam sikurse mos me pa ndodhur asgjë. U dënuan njerëzit që pa ditur u asgjë ju shkuan dokumentet dhe ata pa njohuri i bënë publike. Këtu është në pyetje dënimi i z.Gucati dhe z.Haradinaj për një vepër inekzistente në kuadër të KP të Kosovës. Dokumentet u shkuan në selinë e OVL të UCK-se nga mekanizmat e kësaj gjykate. Ata i bënë publike. Kaq ishte çështja. Nuk kemi veprim me paramendim për vepër penale të të dënuarve. Paramendimi është te ata që i dërguan dokumentet e që Prokuroria nuk i hetoje ose i dinë por nuk i akuzojë për shkaqe që nuk i dimë ne!

U gjetën dy veta të pambrojtur dhe u dënuan. Denimi ka edhe një qëllim tjetër, atë të frikësimit të tjerëve për të mos e kundërshtuar punën e Gjykatës Speciale dhe të Prokurorisë, pavarësisht gjendjes.Me këtë kjo gjykatë e dëmtoj vetveten e vetë shumë. Me dënimin e tillë tregoje jo ligjshmëri dhe tek populli i Kosovës ra shumë në besim. Me këtë edhe ata pak njerëz që  kanë besuar në drejtësi me nuk besojnë. Kështu humbi tërësisht në vlerë. Gjykata Speciale ra në besim. Asnjë vendim tjetër i saj nuk besohet në popull se ka bazë të drejtë ligjore. Thjeshte: u dëmtua rëndë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".