Deputetët e Parlamentit të Kosovës po e tensionojnë situatën politike dhe po e përqajn popullin!...

Deputetët e Parlamentit të Kosovës po e tensionojnë situatën politike dhe po e përqajn popullin!...
Deputetët e Parlamentit të Kosovës po e tensionojnë situatën politike dhe po e përqajn popullin!...

Ismail Muçiqi

  • 20 May 2022 - 09:28

Shkruan : Ismail Muçiqi

Mbledhja e Parlamentit të Republikës së Kosovës e cila u mbajt sot në Prishtinë i pasqyroj më së miri raportet politike ndërmjet partive dhe grupeve Parlamentare. Tani kur Bota po përballet me plotë të panjohura për Sigurinë Globale, për të ardhmen e njerëzimit, për krizat e ekonomive te vendeve të zhvilluara, për qmimet e larta astronomike të bukës, derivateve të naftës, energjisë elektrike dhe shumë e shumë artikujve jetësorë, deputetet e Parlamentit të Kosovës po mirën me çështje sekondare dhe periferike duke i mbrojtur interesat e ngushta partiake.

Ky nivel i politikës dhe i kulturës së komunikimit në Parlamentin e Kosovës po shkakton neveri dhe po i irriton qytetaret të cilët edhe kështu kanë halle dhe probleme të përditshme. Këta Deputet nuk janë në gjendje të logjikojnë se deri dje ishin po ata të cilët ushtruan funksione më të ndryshme në institucionet e Qeverisë dhe të Parlamentit të Kosovës. Kjo “komedi” politike ndërmjet grupeve Parlamentare i ka kaluar të gjithë kufijtë e sistemit demokratik të një Shteti me Republikë Parlamentare. Këta deputet të cilët llomotisin duke diskutuar nga disa here në foltoren e Parlamentit vend e pa vend, jashtë rendit të ditës nuk janë të vetëdijshëm se sa më shumë që po e ngrisin retorikën aq më shumë po ju zbritet niveli dhe autoriteti i tyre.

Kjo mendësi e përqarjeve dhe urrejtjeve e cila po vazhdon me vite në politikën Shqiptare po i sjell dëme vendit dhe proceseve në konsolidimin e Shtetit të Kosovës. Përqarjet e brendshme në politikën Shqiptare ka ndikuar drejtpërdrejtë edhe në raportet e jashtme me vendet mike dhe me shtetet të cilët kanë ndikim në politikën globale. Është e dhimbshme kjo mendësi e të “ashtuquajturave përfaqësues të popullit” të cilët për interesat e tyre të ngushta personale po mundohen ti manipulojnë edhe një pjesë të punëtoreve të cilët punojnë në sektorin publikë të Shtetit të Kosovës. Kërcënimet e të ashtuquajturave përfaqësues të sindikatave për greva dhe protesta deri në ndërprerjen e punës janë dëshmi dhe argumente se dikujt po i konvenojnë trazirat dhe destabilizimi i situatës politike në Kosovë. Këto grupe të partive politike përmes “ekspoziturave” sindikaliste tani më të njohura për opinionin përmes mënyrave dhe metodave më të ndryshme destruktive, duke i instrumentalizuar punëtoret nëpër sektorët e ndryshëm në emër kinse të përmirësimit të bazës materiale po mundohen të krijojnë mjegull dhe probleme më të ndryshme të cilat në këtë kohë nuk i duhen Kosovës.

Kosova më shumë se asnjëherë më parë ka nevojë për punë unitet politikë, stabilitet të përgjithshëm, dhe zhvillim ekonomik. Qdo tendencë e përqarjeve që dalin nga grupet e partive politike dhe të klaneve të tyre [duke e gjuajtur gurin e duke fshehur dorën] nuk është asgjë tjetër përpos tendencë kundër interesit të përgjithshëm të qytetareve, kundër shtetit dhe të ardhmes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".