Politikanët e vjetër shqiptarë e ribashkuan,e  çliruan dhe e mbrojtën Kosovën, kurse këta tash e shkatërruan dhe e copëtuan

Politikanët e vjetër shqiptarë e ribashkuan,e  çliruan dhe e mbrojtën Kosovën, kurse këta tash e shkatërruan dhe e copëtuan
Politikanët e vjetër shqiptarë e ribashkuan,e  çliruan dhe e mbrojtën Kosovën, kurse këta tash e shkatërruan dhe e copëtuan

Ragip Mexhuani

  • 20 May 2022 - 10:18

Shkruan:ANALISTI- Ragip Mexhuani

Kosova ka qenë e copëtuar më 1918 -1944 dhe është e copëtuar tash ( 1999-2022). Kosova as në kohen e Rankoviqit dhe Milosheviqit nuk ka qenë e copëtuar .Veriu i Kosovës dhe 10 -të komunat serbe në brendësi të Kosovës qeverisen ende nga Serbia . Malit të Zi iu dhanë 8270 ha dhe Maqedonisë 2500 ha.

Dr. Fehmi Pushkolli - Kthesë Historike,Rilindja , Prishtinë , 1987 . “ Kosova pas formimit të Mbretërisë serbosllave më 1918 nuk u ruajt si Krahinë historike. … Mbretëria e Jugosllavisë më 1931 u nda në 9 banovina. Kosova u nda në mes të 3 banovinave deri më 1941 .Në Banovinën e Moravës me qendër në Nish -Serbi , në Banovinen e Vardarit në Shkup - Maqedoni dhe në Banovinen e Zetës në Cetinë - Mal të zi .  …Kosova më 1941-1944 okupohet nga fashizmi italian,gjerman dhe bullgar. … Për konstituimin e Krahinës së Kosovës si njësi e veçantë politiko territoriale mund të flitet vetëm në periudhën e pas çlirimit nga nëntori 1944 kur çlirohet Kosova.  Mitrovica dhe rrethina, Mitrovicë, 1979. fq.375 . Akademik Ali Hadri - Milorad Vaviq : … “.në formimin e Këshillit NÇ Krahinor për Kosovë e rrafsh të Dukagjinit në konferencën e mbajtur më 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944 në Malësinë e Gjakovës , Kryetar u zgjodh Mehmet Hoxha dhe anëtar kryesie veç të tjerëve edhe Ali Shukriu . fq. 398. … Nga fundi i shkurtit 1944 në Stari Tërg erdhi sekretari i Komitetit Krahinor të PKJ për Kosovë , Ali Shukriu bashkë me Rifat Vidishiqin dhe Qazim Bajgorën , anëtarë të PKJ nga Shala për formimin e një aradhe partizane në Shalë “.  Dr . Hakif Bajrami - Batalioni Partizan “ Meto Bajraktari , “  Rilindja , Prishtinë , 1988 .fq.93 “ Me ardhjen e Ali Shukriut , që ishte sekretar i PLJ -së dhe komisar politik për rajonin e Kosovës , në terrenin e Gollakut filloi një aktivitet revolucionar . U përtërinë punktet nacionalçlirimtare ilegale në Podujevë dhe Brainë si dhe punktet e tyre nëpër fshatra. Ali Shukriu , me ndihmën e Mustafë Hoxhës , vendosi lidhje me Lëvizjen në anën e Gjilanit në fshatin Dabishevc .

Kështu , Lidhja Mitrovicë -Podujevë - Brainë , Dukagjin - Prishtinë -Brainë ‘, Gjilan - Preshevë - Brainë , pastaj Kushumli - Merdar - Podujevë - Orllan - Brainë “ .,,, Jahja Lluka - Shpërngulja e Shqiptarëve nga Peja e rrethina në vitet 1912-1944 , Prishtinë , 1997 , fq, 55 - 66 . … Me 22 mars 1951 , në mbledhjen e Byros Politike të Komitetit Krahinor të PKJ u kritikuan Fadil Hoxha , Ali Shukriu dhe Mehmet Hoxha si kundërshtarë të Partisë në lidhje me paraqitjen e elementit turk në Kosovë . 24 shtator 1954 në Prishtinë u mbajt mbledhja plenare e KK me sekretarët e rretheve e të qyteteve të LKK. Në këtë mbledhje do të shqyrtohet çështja e shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi . … Në këtë Plenum më së largu kishte shkuar Ali Shukriu , i cili kishte theksuar se këtu ka shenja të asgjësimit të shqiptarëve . Në vitin 1956 ishin paraparë për likuidim : Fadil Hoxha , Ismet Shaqiri , Xhevdet Hamza , Avdi Bakalli . Më 1966 duhej të likuidoheshin : Ymer Pula , Xhavit Nimani , Musa Efendia , Alush Gashi i Pejës , Sinan Hasani Ali Shukriu . … Plenumi i ||| i KQ të LKJ … , Rilindja , Prishtinë , 1966 . fq 140 . “Ali Shukriu ( në prezencë të Rankoviqit ) shprehet: Papunësia në Kosovë paraqitet në mënyrë të përhershme si problem shumë  akut social , por edhe politik . … Në krahasim me zhvillimin e përgjithshëm të Vendit Kosova ka mbetur mbrapa . … Këtij problemi duhet kushtua kujdes të veçantë “ . … Fadil Hoxha në veten e parë , koha , Qershor 2010 . fq 337 , “ Në Plenumin e VI të LK të Serbisë i kanë paraqitur problemet e Kosovës Veli Deva dhe Ali Shukriu por edhe disa shokë të tjerë . Diskutimet e Veliut dhe të Aliut kanë rënë më së shumti në sy .

Ata kanë paraqitur deformimet e organeve të te punëve të brendshme , të cilat kanë qenë më të ashpra … së në çdo vend tjetër të Jugosllavisë . Dolën në

shesh disa gjëra … Bukur do njerëz ishin pushkatuar … Është përmendur  edhe procesi i Prizrenit . Aliu ka thënë ajo ka qenë prerje e kokave “ Aziz Abrashi - Burhan Kavaja Epopeja e Minatorëve , Prishtinë , 1996 . fq . 41 … Ali Shukriu vite më parë, ishte i deleguari i presidentit të Jugosllavisë J.B.Titos , për kumari me familjet e nënave shqiptarëve  që kishin lindur nëntë e më tepër fëmijë kurse ish ministri i zhvillimit ekonomik nga PDK-ja Blerand Stavileci më 2015 shprehet : Nuk është mirë me një rrogë 300 euro një familje ti ketë shtatë fëmijë “  B . Stavileci pati marrë kritika të mëdha nga shqiptarët. Tahir Z.Berisha - Në Fokus të Ngjarjeve - bisedë me Sinan Hasanin , Prishtinë , 2005 .fq.204 . …” Ali Shukriu më pat thënë se Milosheviqi ia kishte ofruar pozitën e kryetarit të Partisë në Kosovë , por ai e kishte refuzuar , as unë nuk pranova ofertën për kryetarë të Partisë dhe k thashë : Unë shoku Sllobodan , ende i kam dy gishta fytyrë “ ? Prof . Dr . Muhamet Pirraku- Hasan Prishtina Vlerë Sublime e Kombit , Koha , Prishtinë , 2013 . fq 8. Sapo doli libri për Hasan Prishtinën , Ali Shukriu më thiri në telefon , e më tha : Ta kam lexuar Isen e Hasanin në revistën Kosova , blije librin për Hasanin e pasnesër të pres në Stantrg . E kreva porosinë , e Aliun e gjeta duke më pritur … Ma shtrëngoj dorën e më përgëzoi për suksese të reja . “Më tha shovenët do të reagojnë , por unë do ta mbroj punën tuaj e guximin burrëror të Tahirit “ 

Shkrimi vazhdon...

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".