Republika e Kosovës kërkohet ta zbatoje ligjin në çdo cep të Kosovës

Republika e Kosovës kërkohet ta zbatoje ligjin në çdo cep të Kosovës
Republika e Kosovës kërkohet ta zbatoje ligjin në çdo cep të Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 20 May 2022 - 14:34

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Ka kohë që de - fakto dihet se në komunat ku sundojnë minoritarët serb nuk funksionon  shteti ligjor dhe nuk respektohen normat ligjore dhe kushtetuese të Republikës. Nëpër komunat serbe në veri të Kosovës, si dhe në Graqanicë, Shtërpce etj., mohohet shteti i Kosovës. Atje respektohet simbolet e shtetit serb dhe ligjet e Serbisë. Askund nuk gjendet një simbol i Republikës së Kosovës. Komunat e tilla veprojnë nën mbikëqyrjen e shtetit serb dhe në Serbi dhe nga atje  i marrin urdhrat komunat e tilla. 

Kryetarët shkojnë në takimet e organizuara nga Serbia. Administrata është serbe, shkollat, organet e shtetit, sikundër policia, gjykatat janë nën kontrollin e shtetit serb. Këto komuna jo vetëm se injorojnë Republikën e Kosovës, por qartë edhe veprojnë me masa dëmtuese kundër shtetit. Kosova i ka disa mënyra intervenuese:

1.Intervenimi  me anën e ligjit duke i futur masat juridike në veprim kundër shkelëseve, pavarësisht vendit.

2. Dërgimin e organeve mbikëqyrëse nëpër komunat e tilla për të kryer punë në bazë të ligjit.

3. Ndërmarrjen e masave juridiko-penale kundër shkelësve të ligjit, sepse mos zbatimi i ligjit hyn në vepër penale të dënueshme. Masat e tilla janë të përcaktuara me ligj dhe me Kushtetutë.

Republika obligon zbatimin e tyre. Mos përmbajtja e ligjeve të vendit, duke i shkelur dhe injoruar ligjet e Kosovës,  në llogari të shtetit tjetër,  është vepër penale. Dënimet janë sipas neneve 105-121 të Kodit Penal të Kosovës nga 5  vjet deri me burg të përjetshëm.  Në këto vepra penale hyjnë edhe  veprat penale të rrezikimit të tërësisë territoriale të Kosovës. Dënimet janë deri  me burg të përjetshëm. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".