Eksperimenti i PDK-s me Qeverinë në hije, ringjallje e SHIK-ut të fshehur në ilegalitet të zhytur për më shumë se dy dekada në kriminalitet

Eksperimenti i PDK-s me Qeverinë në hije, ringjallje e SHIK-ut të fshehur në ilegalitet të zhytur për më shumë se dy dekada në kriminalitet

Hajrullah Tërnava

  • 20 May 2022 - 16:13

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Gjithsesi se formimi i Qeverisë në hije të PDK-së, është një riaktivizim gjysmë legal dhe i fillimit të ri të veprimit kriminal të agjenturave të SHIK-ut, shërbim ky kinse i shuar por që realisht po funksionon akoma i fshehur e i maskuar me ngjyrimin politik, por që në mënyrën më perfide është future dhe “integruar” në të gjitha nivelet e shtetit për dy dekada me kontroll dhe kapje të pushtetit. Pikërisht infiltrimi i SHIK-ut nëpër institucionet e shtetit ishte pasoja që prodhoj qeverisje të inkriminuar e cila në shumicën e mandateve është drejtuar nga PDK-ja me vartësit e saj satelit të nënshtruar.

Kryesia e tanishme e përbërë  nga këta të rinjtë e PDK-së që  kanë filluar ta udhëheqin këtë parti, duke e ditur se tani e një kohë do të jenë opozite, dhe në këtë pozitë të  opozitës mundë të qëndrojnë një kohë të gjatë, kanë filluar me disa improvizime  kinse janë duke bërë reforma dhe ristrukturime. Ata kanë kohë të merren me eksperimente të tilla sepse qeveria në pushtet i ka fituar  zgjedhjet me mbi 50%  të votave dhe mandati i sajë i sigurt është katër vjeçar. Tash po kalon  një vit e gjysmë i qeverisjes nga LVV-ja, me dinjitet dhe stabilitet,  prandaj  PDK-ja  si parti politike në  opozitë që është, me  tjerat parti politike,  po mundohen ta imitojnë  atë të kaluarën e PDK-së që e udhëhiqte Hashim Thaçi, me opozitarizëm më aktiv karshi qeverisë legale me krijimin e strukturës paralele, qeveri në hije apo ilegale- qeveri në hije, dhe mbas një kohe nga viti 2008 i fituan votat dhe  nga  ajo kohë deri në burgosjen e Thaçit, në të shumtat e rasteve i fitonte votat. Kjo ishte vetëm një periudhë mashtrimi por nuk ishte rezultat ndryshimi apo reformimi. Kthesa e asaj kohe në PDK ishte shkak i vdekjes së ish presidentit Rugova në vitin 2006,  kështu që mbas ndarjes së LDK në dy pjesë si LDK dhe LDD, atëherë s’ishte problem për PDK-në ti fituar votat. Ky skenar po mundohet  të ripërsëritet  edhe tash, por tash është vetëm si një lojë me karta të bixhozit,  se a mos po ndodhë që disi me iu mbështetur fatit dhe fituar  zgjedhjet e radhës. Pra ky është vetmi qëllim pse PDK-ja me strukturën e riorganizuar të SHIK-ut po e bënë këtë improvizim me shpalljen e  Qeverisë në hije, edhe që kjo është vetëm një improvizim por assesi nuk është shkëputje nga e kaluara për ndryshim. Ky lloj test që në fillim është i dënuar për të dështuar sepse qytetarët janë ngopur me të kaluarën e qeverisjes së këtyre partive politike në opozitë dhe nuk është lehtë për ti mashtruar. Ky kabinet i ri qeveritar i drejtuar  nga LVV-ja dhe Albin Kurti,  është duke e qeverisur pa asnjë skandal që e njollos dhe e bënë qytetarin për tu penduar përse ka votuar.  Në krye të Qeverisë  po dëshmohet një burrështetas të cilin po e nderojnë dhe respektojnë edhe lider të vendeve të ndryshme, duke thënë se të gjithë shqiptarëve gjithandej ku gjinden iu duhet një Albin i tillë. Opozita po tmerrohet nga stabiliteti dhe kredibiliteti i këtij kabineti qeverisës që po dëshmohet edhe në opinionin e brendshëm edhe në atë të jashtëm sepse Kryeministri Albin Kurti deri më tani po i udhëheqë politikat suksesshëm. Gjithsesi se formimi i Qeverisë në hije të PDK-së, është një riaktivizim gjysmë legal dhe i fillimit të ri të veprimit kriminal të agjenturave të SHIK-ut, shërbim ky kinse i shuar por që realisht po funksionon akoma i fshehur e i maskuar me ngjyrimin politik, por që në mënyrën më perfide është future dhe “integruar” në të gjitha nivelet e shtetit për dy dekada me kontroll dhe kapje të pushtetit. Pikërisht infiltrimi i SHIK-ut nëpër institucionet e shtetit ishte pasoja që prodhoj qeverisje të inkriminuar e cila në shumicën e mandateve është drejtuar nga PDK-ja me vartësit e saj satelit të nënshtruar. Prandaj qytetari është bindur për këtë formë mashtrimi dhe kapjes së shteti dhe ka vendosur në zgjedhjet e fundit për ta ndëshkuar këtë kastë politike të dështuar dhe të  inkriminuar.  PDK-ja ka vendosur që në kuadër të të ashtuquajturit  “Kabinet të Qeverisjes së mirë” të formon 15 departamente të cilat në mënyrë sektoriale do të ja bëjnë opozitën qeverisë legale dhe ligjore, duke provuar për ta  kontrolluar dhe bërë publike secilin veprim të gabuar, apo siç pretendon opozita, çdo hap të qeverisjes së dështuar. Pavarësisht veprimit që do të ndërmerr partia  PDK, ky do të mbetet vetëm një tentim sa për me u pa që po bëhet kinse  diçka nga ata qe po e udhëheqin këtë parti, dhe efekti i këtij tentimi do të jetë i pa suksesshëm dhe këtë do ta dëshmoj koha.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".