Vlerësimin e Skënder Kapitit për Xhafer Devën duhet ta marrin në konsideratë institucionet shtetërore

Vlerësimin e Skënder Kapitit për Xhafer Devën duhet ta marrin në konsideratë institucionet shtetërore
Vlerësimin e Skënder Kapitit për Xhafer Devën duhet ta marrin në konsideratë institucionet shtetërore

Ilir Malindi

  • 21 May 2022 - 13:15

Shkruan:  Avokat Ilir Malindi

Unë Ilir Malindi me profesionin e avokatit, historianit,shkrimtarit e publicistit jam autor i librave” KOSOVA është imja”, “ LUFTA IME” kushtuar  Ibrahim Rugovës dhe deri tani i 50 volumeve të “United States of Albania”.  Për figurën kombëtare dhe për kontriburtin e jashtëzakonshëm të Xhafer Devës, për luftën e tij kundër serbo-cetnikëve serbë, si antikomunist dhe si nacionalist i madh për  cështjen kombëtare, për Bashkimin Kombëtar, e kam mësuar shumë heret që kur isha në moshë të re nga shqiptarët e Kosovës, nga patriotët kosovarë të cilët kanë qenë bashkëluftëtar të tij ,si dhe nga ata pak shqiptarë të Kosovës që kishin mundësi që ta vizitonin Shqipërinë në kohën e diktaturës.

Duke e njohur aktivitetin e Devës dhe të nacionalistëve të tjerë nga Kosova, kjo ka qenë edhe një prej arësyeve që unë kam qenë  kritik kundër regjimit komunist që në atë kohë , kuptohet në biseda sepse në atë kohë se po të dilje hapur e vetëm  ta përmëndje për mirë Xhafer Devën, në Shqipëri përndiqeshe e dënoheshe si nacionalist e kundërshtar i komunizmit, gjë që edhe jam survejuar e ndjekur nga sigurimi i asaj kohe.

E vizitoj shpesh Kosovën sepse që në fëmijëri më kanë edukuar prindërit për respekt dhe dashurinë për Kosovën, gjithmonë i  kam ndjekur me interesim te vecantë të gjitha zhvillimet në Kosovë, demonstratat e vitit 1968, 1981, veprimtarine e Ibrahim Rugovës për të cilin kam shkruar një libër, si dhe kam ndihmuar me aq sa kam pasur mundësi luftën e UCK-së.

Këtë shkrim të shkurtër për ta shkruar, mora  shkas dhe më nxitën disa shkrime të nacionalistit , historianit dhe juristit Skënder Kapiti mbi aktivitetin e jashtëzakonshmën e të rrallë të Xhafer Devës për cështjen e madhe kombëtare shqiptare.

Kapitin  dhe familjen e Sadri KAPITIT edhe i  njoh shumë mirë si familje nacionaliste kosovare dhe që historikisht në cdo periudhe kohore kanë kontribuar për lirinë e Kosovës,gjë për të cilën individë dhe shoqata nga Shqipëria i kanë kërkuar edhe publikisht e mediatikisht Presidentes së Kosovës  Znj. Osmani dhe Kryeministrit Kurti që t’i dekorojë vëllezërit Kapiti .

Pasi kam studiuar shumë dhe me detaje për aktivitetin e Xhafer Devës dhe  duke iu referuar shkrimit më të fundit të Skënder Kapitit me titull “Xhafer Deva, etalon dhe shëmbulli më i lartë i patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar”,  ku Kapiti e quan me të drejtë Devën, HERO TË MADH, mendoj se këtë shkrim mjaft mirë të shkruar, argumentuar, gjykuar e vlerësuar prej tij , këtë shkrim ta marrin si referencë institucionet e Shtetit në Kosovë për ta vlerësuar figurën e Xhafer Devës dhe për ta shpallur atë HERO.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".