Reforma Zgjedhore me lista të hapura, mjaft improvizime sa për përfitim mëditjesh

Reforma Zgjedhore me lista të hapura, mjaft improvizime sa për përfitim mëditjesh
Reforma Zgjedhore me lista të hapura, mjaft improvizime sa për përfitim mëditjesh

Dardan Grapci

  • 22 May 2022 - 09:00

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Tash është koha që  të punohet me kujdes dhe me përfshirje të njohësve të legjislacionit zgjedhor në grup punues  për të pasur një  konsulencë  të fortë profesionale dhe  jo vetëm ambicie politike.  Krijimi i zonave zgjedhore me lista të hapura, është një kërkesë  që është shtruar ndër vite nga ana e shoqërisë civile, por nuk është mbështetur deri më tani nga shumica e partive politike, tash është koha që në këtë drejtim të punohet seriozisht dhe të jetësohet një kërkesë e tillë. Vetëm kështu deputeti i zgjedhor do ti përgjigjet votuesit të vetë dhe jo grupit të interesit që e kontrollon lideri i partisë politike

Unë mendoj që  duhet të shfrytëzohet  procesi i tanishëm i iniciuar për reformën zgjedhore, për një ndryshim të thellë të sistemit zgjedhor dhe jo për “redaktim” ndryshim provizor sipërfaqësor si në herët e kaluara, kur Kuvendi dhe partitë politike patën marr nisma të ngjashme, por të pa realizuara, të dështuara, të cilat i  kanë kushtuar buxhetit të shtetit, dhe nuk kanë dhënë asnjë rezultat, nuk është bërë asnjë ndryshim i propozuar, dokumentet kanë mbetur në sirtar të Kuvendit kurse anëtarët e komisionit kanë përfituar mëditje të majme që i kanë kushtuar buxhetit të shtetit. Dihet mirëfilli që Reforma zgjedhore  ishte iniciuar në fillim të mandatit të Qeverisë Kurti, në një nga seancat e para të Kuvendit të Kosovës,  por ishte kundërshtuar nga subjektet politike opozitare, të cilat kërkonin reformim dhe ndryshim gjithëpërfshirës në sistemin zgjedhor, dhe jo improvizim me ndryshim vetëm sa i takon lehtësimit të procesit të votimit për qytetarët kosovar në diasporë. Tash është koha që  të punohet me kujdes dhe me përfshirje të njohësve të legjislacionit zgjedhor në grup punues  për të pasur një konsulencë  të fortë profesionale dhe  jo vetëm ambicie politike.  Krijimi i zonave zgjedhore me lista të hapura, është një kërkesë  që është shtruar ndër vite nga ana e shoqërisë civile, por nuk është mbështetur deri më tani nga shumica e partive politike, tash është koha që në këtë drejtim të punohet seriozisht dhe të jetësohet një kërkesë e tillë. Vetëm kështu deputeti i zgjedhor do ti përgjigjet votuesit të vetë dhe jo grupit të interesit që e kontrollon lideri i partisë politike . Jo vetëm  zgjedhja e përfaqësuesve në Kuvend por edhe ekzekutivi që do të del nga  nja sistem zgjedhor i reformuar do të herë shumë më i përgjegjshëm, më efikas dhe pranë qytetarit me nevojat e tijë të përditshme që kërkojnë zgjidhje sepse do të jenë vetë deputetët e mazhorancës që do ti artikulojnë kërkesat e votuesve të tyre nga zonat që i përfaqësojnë. Lista e hapur apo e mbyllur, cilado që ka qenë deri tash, me trajtimin e Kosovës si një zonë e vetme zgjedhore, i ka krijuar deputetit të zgjedhur shumë komoditet, që ta harron votuesin dhe të merret vetëm me urdhrat që ja jep shefi i partisë  dhe me interesin për xhepin e vërtetë. Tani, nëse realizohet reforma e iniciuar zgjedhore, edhe  partitë politike në vend do  të mbushen mend dhe nuk do të guxojnë të  vazhdojnë me traditat e tyre të blerjes së votave dhe kërcënimin  e votuesve. Transparence duhet të parashihet edhe në ligj që të sigurohet monitorim i plotë i procesit zgjedhor deri në finalizim.  Në çdo  palë zgjedhje lokale apo parlamentare, qoftë edhe presidenciale,  të instalohen kamerat në cdo salle të votimit si dhe në sallën e numërimit të votave. Gjithashtu me ligjin e ri zgjedhor duhet të sanksionohet më ashpër, ti behet presion KQZ-s nga Qeveria që personat të cilët kanë vdekur, ti largojnë nga regjistri zgjedhor, e jo ti lënë aty që dikush ti shfrytëzon emrat e tyre  dhe të votohet edhe në emër të personit të vdekur. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".