Vizita e Kryeministrit Kurti në SHBA nuk ishte ekskursion për relaksim

Vizita e Kryeministrit Kurti në SHBA nuk ishte ekskursion për relaksim
Vizita e Kryeministrit Kurti në SHBA nuk ishte ekskursion për relaksim

Arsim Haziri

  • 22 May 2022 - 09:05

Shkruan: ANALISTI- Arsim Aziri

Agjenda e Kryeministrit ka qenë krejtësisht publike dhe transparentë, madje me informacione të plota nga rasti në rast për secilin hap të tij   diplomatik të zhvilluar dhe  diskutimet që ka pasur me personalitetet që e kanë pritur dhe i ka takuar. Përveç takimeve me peshë për interesin ekonomik, kryeministri ka pasur edhe agjenda takimesh të ngjeshura me peshë për mbështetjen e shtetit të Kosovës në rrafshin politik, për dialogun me Serbinë dhe strategjik  ushtarak, për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së, deri në procesin e anëtarësimit të përshpejtuar të Kosovës në NATO dhe në Këshillin e Evropës.

Janë shumë qesharake, dhe tërësisht të ulëta  komentet dhe kritikat të cilat  po adresohen nga disa “lider” opozitar përgjatë këtyre dy javëve të vizitës së Kryeministrit Kurti në SHBAA, të cilat për shkak të mbytjes së tyre në detin e xhelozisë nuk duan fare të dinë dhe të pajtohen, e lexojnë si duhet e agjendën e protokollit të diplomacisë, qoftë asaj politike apo ekonomike. Të gjithë qytetarët që mendojnë dhe gjykojnë esëll, po e kuptojnë se kjo opozitë e degjeneruar, e mësuar të vrapon vetëm pas “lekut” duke abuzuar me pushtetin,  është duke e xhelozuar dhe nënçmuar vizitën e Kryeministrit Kurti në Amerikë,  vetëm për inate të ulëta politike blloku i partive politike në opozitë, të cilat pavarësisht agjendave të ngjeshura  me zyrtar të larët të shtetit dhe kongresmen më ndikim por edhe  me kompanitë e  fuqishme  me qëllim të tërheqjes së investimeve, janë duke e injoruar dhe nënçmuar qëndrimin disa ditor, vizitë të plotë dyjavore  të Kurtit në SHBA. Agjenda e Kryeministrit ka qenë krejtësisht publike dhe transparentë, madje  me informacione të plota nga rasti në rast për secilin hap të tij  diplomatik të zhvilluar dhe diskutimet që ka pasur me personalitetet që e kanë pritur dhe i ka takuar. Përveç takimeve me peshë për interesin ekonomik, kryeministri ka pasur edhe agjenda takimesh të ngjeshura me peshë për mbështetjen e shtetit të Kosovës në rrafshin politik, për dialogun me Serbinë dhe strategjik  ushtarak, për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së, deri në procesin e anëtarësimit të përshpejtuar të Kosovës  në NATO dhe në Këshillin e Evropës. Përveç qëndrimit në shtetin e Ajovas dhe hapjes së përfaqësisë diplomatike të Kosovës në këtë shtet, një moment historik që ka ndikim të pa matshëm edhe politik, edhe ushtarak e të sigurisë, Kryeministri Kurti, është takuar edhe me senatorin amerikan, Bob Menendez, njëherit Kryetar i Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhëniet me Jashtë, me të cilin është folur rreth përkushtimit dhe interesimit që ka Kosova  për tu bërë anëtare me të drejta të plota e aleancës Veri Atlantike. Pra agjenda diplomatike   me personalitete dhe institucione që kanë ndikim dhe peshë në fuqizimin  e bashkëpunimit me interes strategjik nuk ka munguar, është quar përpara dhe opinionit në tërësi i është raportuar. Vetëm një dashakeq që nuk ka logjikë të shëndoshë  të të menduarit për shtetin do ta nënçmonte pritjen që Kryeministrit Kurti ja ka bërë  Senatori amerikan, Bob Menendez, i cili është edhe udhëheqës i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. Ai është deklaruar për pritjen që i ka bërë dje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Kongresin amerikan. Përmes një postimi, Menendez ka dhënë zotime të forta për angazhimin e SHBA-së për sigurinë e Kosovës dhe rajonit.

“Kisha nderin të prisja kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. I shpreha zotimet e palëkundura për sigurinë e Kosovës dhe shqetësimet e lidhura me veprimet destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Angazhimi i SHBA-së ndaj Kosovës dhe rajonit është më krucial se kurrë”, ka deklaruar Mendenez. Pra edhe çfarë duhet të prodhon tjetër agjenda e kaluar e kreut të ekzekutivit të Kosovës në SHBA tjetër?   Ndërkaq, edhe vetë Kryeministri Kurti pas takimit ka thënë folur për temat kryesore që u folën gjatë këtij diskutimi.  Ai ka thënë se temë diskutimi në këtë takim ka qenë përkushtimi afatgjatë për siguri dhe paqe i Republikës së Kosovës, si dhe rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në NATO, që ishin temat kryesore në takimin ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me senatorin amerikan, Bob Menendez, njëherit Kryetar i Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhëniet me Jashtë. Në takim është  biseduar për objektivat e përbashkëta, për ta bërë Forcën e Sigurisë së Kosovës forcë moderne, që është e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe kontributdhënëse për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal e global. Pra  verbëria e opozitës nga lakmia për pushtet të pa merituar pasi që populli me meritë i ka ndëshkuar, nuk po i lejon ata ta shohin realitetin dhe kontributin e çmueshëm të kësaj qeverie për shtetin, andaj si në kor të orkestruar, të tri subjektet politike nuk duan të shohin hapat pozitiv, por vetëm për të shpikur skandale dhe për të kritikuar.

  Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".