Opozitarët le të marrin për model vizitën e kryeministrit Kurti në SHBA e të mos tallen me qytetarët që i mashtruan për dy dekada prandaj u ndëshkuan

Opozitarët le të marrin për model vizitën e kryeministrit Kurti në SHBA e të mos tallen me qytetarët që i mashtruan për dy dekada prandaj u ndëshkuan
Opozitarët le të marrin për model vizitën e kryeministrit Kurti në SHBA e të mos tallen me qytetarët që i mashtruan për dy dekada prandaj u ndëshkuan

Dardan Grapci

  • 23 May 2022 - 16:55

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Që nga dita e parë e nisjes së agjendave protokolare të, takimeve të zgjedhura që ka pasur kryeministri Kurti në SHBA, opozitarët janë bashkuar si në një kor të orkestrës simfonike për ta kritikuar. Kritikat e opozitës janë gjithmonë të mirëseardhura kur janë në funksion të qëllimit të mirë dhe alternativës për korrigjim të mangësive në interesit të ecurisë së zhvillimit të vendit me një hap më dinamik, por jo kritika politike e krejtësisht mashtruese për qytetarin të cilat janë të mbuluar me maskën e qëllimit të përfitimit elektoral dhe politik.

 

Vendi ku vlerësohet puna e qeverisë është Kuvendi, aty le të ftohet dhe për gjithçka do të ju rrëfen, do të sqarohet përfitimi politik, ekonomik dhe ai I forcimit të shtetit në planin ndërkombëtar strategjik. Kjo vizitë , e para e këtij niveli dhe kësaj zgjatje maratonike në kohë e shefit të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, gjithsesi është e pritshme që të jetë vizita më produktive në historikun e institucioneve të Republikës së Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë dhe krijimit të identitetit të saj politik e diplomatik, me njohjet që janë siguruar dhe imazhin që është krijuar. Përgjatë qëndrimit të tij disa ditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryeministri kushti është treguar si një burrështetas që në plan të parë e ka hulumtimin e tregut të investimeve për zhvillim dhe krijimin e mundësive të reja për punësim, sepse edhe program I qeverisë është program social sipas të cilit qytetari është në rend të parë, ngritja e mirëqenies dhe zhvillimit. Prandaj edhe protokolli i qëndrimit të kryeministrit Kurti në SHBA është dizajnuar paraprakisht për të shkuar në atë drejtim. Shefi I shtetit ka zhvilluar takime të rëndësishme me kompani të mëdha të teknologjisë e biznesit, derisa kah fundi ka shpeshtuar edhe numrin e takimeve të nivelit politik dhe të interesit të sigurisë në planin ndërkombëtar strategjik.
Përveç takimeve me peshë për interesin ekonomik, kryeministri ka pasur edhe agjenda takimesh të ngjeshura me peshë për mbështetjen e shtetit të Kosovës në rrafshin politik, për dialogun me Serbinë dhe strategjik ushtarak, për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së, deri në procesin e anëtarësimit të përshpejtuar të Kosovës në NATO? Përveç qëndrimit në shtetin e Ajovas dhe hapjes së përfaqësisë diplomatike të Kosovës në këtë shtet, Kryeministri Kurti, është takuar edhe me senatorin amerikan, Bob Menendez, njëherit Kryetar i Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhëniet me Jashtë, me të cilin është folur rreth përkushtimit dhe interesimit që ka Kosova për tu bërë anëtare me të drejta të plota e aleancës Veri Atlantike.
Ditë më parë është takuar më këshilltarin e Joe Biden për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, e pas atij takimi ka takuar edhe një numër senatorësh amerikanë. në një organizim të American Councils, që ka shënuar edhe fundin e vizitës së Kurtit në kryeqytetin amerikan, kryeministri i Kosovës është parë edhe me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escbobar. Pra gjithsesi kjo është një vizitë që duhet të vlerësohet dhe çmohet, kurse vetëm ata dashakëqij, rivalët politik që duan të ja marrin dheun nën këmbë për interes të ulëta politike e personale, kanë adresuar dhe do të adresojnë akoma kritika të ulëta e vlerësime negative banale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".