Prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar të lidhur me ish qeveritarët  tremben nga fshesa e ligjit Vetting

Prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar të lidhur me ish qeveritarët  tremben nga fshesa e ligjit Vetting
Prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar të lidhur me ish qeveritarët  tremben nga fshesa e ligjit Vetting

Dardan Grapci

  • 24 May 2022 - 16:35

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Mendoj që tani, pas turit të fundit të vizitës së ekspertëve të Komisionit të Venecias në Kosovë, pavarësisht çfarë rekomandojnë ata,  është koha që të fillojnë përgatitjet  serioze dhe intensive për përmbylljen e procesit final të Ligjit Vetting dhe votimin e tij nga të dyja institucionet, nga Qeveria e Kosovës dhe nga Kuvendi.

Ekspertët e komisionit të Venecias edhe njëherë kanë treguar gatishmëri që ti ndihmojnë Kosovës rreth këtij procesi, si dhe ta ndihmojnë Kosovën që të zhvillohet dhe të integrohet në zbatimin e ligjit,  gjë që do të ju ndihmon qytetareve të ndihen më të sigurt dhe të ndihen të barabartë përpara ligjit.
Drejtësia në Kosovë deri sot ka qenë thuajse e kapur tërësisht nga politika dhe krimi i organizuar, por me ligjin e Vettingut në Kosovë më nuk do të ketë korrupsion si dhe nuk do të ketë tolerime për këdo që është fajtor dhe që e shkel ligjin.
Prandaj pas votimit te ligjit të Vettingut, Prokurorët dhe gjyqtarët, e lidhur me ish qeveritarët e korruptuar nuk do të flenë rehat, sepse do të ndiqen penalisht për veprat dhe skandalet e bëra gjatë mandateve të tyre. Tre muajt në vijim, do të duhet të jenë muajt vendimtar për ta finalizuar tërë procesin e përmbylljes së pakos ligjore dhe kushtetuese  për  votimin e Vettingut në Kuvend, pas përmbylljes së vizitës së fundit të delegacionit të Venecias  që kishte  në institucionet kryesore të Republikës së Kosovës , pikërisht rreth kësaj teme. Pas  Pritjes së i është bërë ekipit të ekspertëve nga Komisioni i Venecias në Ministrinë e drejtësisë, të njëjtit  janë pritur në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe krye parlamentari Glauk Konjufca. Gjatë takimit me delegacionin nga Venecija, Presidentja Osmani dhe Kryetari i Kuvendit Glauk  kanë  shpjeguar nevojën e procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë të Kosovës, me ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore, duke theksuar se vetëm një proces i mirëfilltë dhe profesional i Vettingut është jetik për ta forcuar sundimin e ligjit, si dhe për të garantuar integritetin, efikasitetin dhe profesionalizmin e sistemit të drejtësisë.  Pas opinionit final që do të jep Komisioni i Venecias, Kuvendi dhe institucionet tjera relevante do të kenë në dispozicion edhe tre muaj të plotë të sesionit pranveror që ta përmbyllin këtë proces, në mënyrë që vjeshta e hershme të rezulton më Vetting të miratuar dhe  përgatitjet nevojshme për ta zbatuar atë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".