Diplomacia amerikane dhe ajo gjermane në provim të madh

Diplomacia amerikane dhe ajo gjermane në provim të madh
Diplomacia amerikane dhe ajo gjermane në provim të madh

Faik Krasniqi

  • 25 May 2022 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi

Shpresoj që Amerika dhe Gjermania do t'i qasen kësaj çështje dhe do të kemi një marrëveshje përfundimtare, me njohje reciproke dhe pa u dëmtuar themeli i shtetit të Kosovës me ndonjë Asociacion siç dëshiron Serbia, që është në kundërshtim me interesat shtetërore dhe me rendin kushtetues. E kemi Kushtetutën që nuk lejon marrëveshje të tilla.

-Kanë kaluar më shumë se njëmbëdhjete vite prej fillimit të bisedimeve Kosovë-Serbi. Janë ndërruar nja 5 kryeministra dhe 4 president të Kosovës. Po ashtu edhe nja 3 president në Amerikë. Përveç disa marrëveshjeve të vogla që janë zbatuar pjesërisht, s'kemi asnjë përparim të madh. Sikur këto bisedime nuk kanë fund. Padyshim që u ka leverdisur klasës politike në Kosovë dhe Serbi, sepse kanë manipuluar duke luajtur kartën e patriotizmit. Kjo na ka kushtuar shumë neve qytetarëve të Kosovës. Korrupsioni lulëzoi. Shëndetësia në gjendje të mjerueshme. Ekonomi të pa zhvilluar.

Arsim qesharak. Megjithatë Serbia bëri shumë hapa më përpara. Fitoi statusin kandidat. Kurse ne as liberalizim të vizave, edhe pse Komisioni Evropian në vitin 2018 konstatoi që Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet . Parlamenti Evropian votoi disa herë për heqjen e vizave dhe rekomandoi Këshillin e Ministrave që sa më shpejtë të hiqen vizat për Kosovën. Por një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë. Kushedi kur ndodh. Shpresoj që Amerika dhe Gjermania do t'i qasen kësaj çështje dhe do të kemi një marrëveshje përfundimtare, me njohje reciproke dhe pa u dëmtuar themeli i shtetit të Kosovës me ndonjë Asociacion siç dëshiron Serbia, që është në kundërshtim me interesat shtetërore dhe me rendin kushtetues. E kemi Kushtetutën që nuk lejon marrëveshje të tilla.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".