Qytetarët janë në pritje të Qeverisës për të vepruar, kërkohet  ligji i Vettingut për ta çliruar sistemit të drejtësisë nga lidhjet me krimin e organizuar 

Qytetarët janë në pritje të Qeverisës për të vepruar, kërkohet  ligji i Vettingut për ta çliruar sistemit të drejtësisë nga lidhjet me krimin e organizuar 
Qytetarët janë në pritje të Qeverisës për të vepruar, kërkohet  ligji i Vettingut për ta çliruar sistemit të drejtësisë nga lidhjet me krimin e organizuar 

Hajrullah Tërnava

  • 25 May 2022 - 16:42

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Ternava

Tani ka  një kohë të gjatë që  po shkruhet dhe komentohet ligji i Vettingut, edhe opinioni është bërë shumë kureshtar,  mezi po pret që të miratohet ky ligj, sepse populli është në depresion prej njerëzve të kriminalizuar të këtij vendi, sepse ata në vend se të kontribuojnë me mundësit e tyre për shtetin, duke qenë në pozita të larta të shtetit, ata tani kanë „mbjellur edhe farën e krimit e që kjo farë është shtuar  që nga çlirimi i shtetit e këndej dhe  ka mbirë e ka leshur rrënjët e saja në tërë territorin e shtetit t Kosovës. Për ta çrrënjosur këtë Ligji i Vettingut është e vetmja shpresë  për ti zhdukur këto rrënjë kriminale.

 

Institucionet e shtetit gjenden para një situate serioze kur duhet të veprohet pamëshirshëm dhe njëherë e mirë të spastrohet ky vend nga ata që  krimin e korrupsionin e instaluar dhe sollën deri në këtë gjendje. Institucionet e shtetit të Kosovës, Qeveria dhe Kuvendi, duhet të mobilizohen gjatë këtyre muajve në vijim dhe tre muajt e ardhshëm  të shfrytëzohen për ta finalizuar tërë procesin e përmbylljes së pakos ligjore dhe kushtetuese për votimin e Vettingut në Kuvend, pas përmbylljes së vizitës së fundit të delegacionit të Venecias që kishte në institucionet kryesore të Republikës së Kosovës , pikërisht rreth kësaj teme. Pas  Pritjes që i është bërë ekipit të ekspertëve nga Komisioni i Venecias në Ministrinë e drejtësisë, të njëjtit janë pritur në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Delegacionin nga Komisioni i Venecias, i përbërë nga raportuesja Grainne McMorrou, zëvendës sekretari Schnutz Dürr, si dhe shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Frank Pouer, e para e shtetit i ka njoftuar gjerë e gjatë për   vullnetin që kanë institucionet e shtetit, për finalizimin dhe fillimin e zbatimit pa vonesë të Ligjit Vetting. Gjatë takimit, Presidentja ka shpjeguar nevojën e procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë të Kosovës, me ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore. Ajo ka theksuar se një proces i mirëfilltë dhe profesional i Vettingut është jetik për ta forcuar sundimin e ligjit, si dhe për të garantuar integritetin, efikasitetin dhe profesionalizmin e sistemit të drejtësisë. “Si i tillë, procesi i Vettingut ka për synim forcimin e cilësisë së sistemit të drejtësisë, i cili ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, citohet të ketë deklaruar Presidentja  Osmani në takimin e zhvilluar në kabinetin e saj. Ndryshe Presidentja Osmani ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që Komisioni i Venecias i ka ofruar Republikës së Kosovës. Të njëjtën ditë delegacionin e Venecias e ka pritur në takim edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, ku është diskutuar  ekskluzivisht për reformën në drejtësi, me theks të veçantë procesin e Vettingut dhe rëndësinë e këtij procesi për sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës. Në njoftimin nga Kuvendi thuhet se Kryetari Konjufca, duke e konsideruar procesin e Vettingut si thelbësor për zbatimin e reformës në drejtësi, shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe vlerësoi kontributin e këtij Komisioni në ofrimin e opinioneve dhe rekomandimeve në lidhje me çështjet ligjore që trajtohen në institucionet e Republikës së Kosovës. Pas opinionit final që do të jep Komisioni i Venecias, Kuvendi dhe institucionet tjera relevante do të kenë në dispozicion edhe tre muaj të plotë të sesionit pranveror që ta përmbyllin këtë proces, në mënyrë që vjeshta e hershme të rezulton më Vetting të miratuar dhe  përgatitjet nevojshme për ta zbatuar atë. Të gjitha shpresat e popullit tani janë te  ligji i Vettingut për  ta filluar çlirimin sistemit të drejtësisë nga lidhjet me krimin e organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".