Lija e majmunëve  mundë ta sfidon edhe Kosovën, institucionet shëndetësore dhe qeveria të mobilizohen e të mos befasohen

Lija e majmunëve  mundë ta sfidon edhe Kosovën, institucionet shëndetësore dhe qeveria të mobilizohen e të mos befasohen
Lija e majmunëve  mundë ta sfidon edhe Kosovën, institucionet shëndetësore dhe qeveria të mobilizohen e të mos befasohen

Arsim Aziri

  • 26 May 2022 - 18:55

Shkruan: ANALISTI- Arsim Aziri

Paralajmërimi i hershëm i institucioneve shëndetësore dhe ekspertëve të kësaj fushe, për kujdesin që duhet të kenë qytetarët në pritje të paraqitjes së epidemisë së re që po përhapet nëpër shumë vende të botës, pra Lisë së majmunëve, na bënë të besojmë se edhe masat tjera që duhet ti ndërmarrin vetë këto institucione, furnizimi  me kohë me barnat mjekuese dhe masat tjera parandaluese,  do të jenë të një niveli të mirë planifikuar dhe të mirë organizuar në mënyrë që ballafaqimi, dhe tejkalimi edhe i kësaj sfide të jetë  pa pasoja  dhe viktima në njerëz.

Edhe pse Kosova si një shtet i vogël dhe  me një ekonomi akoma në zhvillim e sipër, pa mundësi të mëdha të financimit në shëndetësi, ka arritur që falë përkushtimit të institucioneve  shtetërore Qeverisë dhe institucioneve shëndetësore, angazhimit heroik të ekspertëve të kësaj fushe, të kalohet relativisht me sukses  edhe pandemia e Covid, në  tri fazat e zhvillimit të saj, prandaj duhet të kemi besim që me një  mobilizim të ngjashëm, nëse ka nevojë, edhe në rastin e Lisë së majmunëve do ta kemi shumë më lehtë mbrojtjen dhe tejkalimin, pasi që  edhe ashtu vlerësimet e ekspertëve të shëndetësisë nuk flasin për ndonjë  rrezik shumë serioz, sado që  ndikimi i kësaj pandemie të re mundë ta ngarkon dhe komplikon normalitetin e zhvillimit të jetës së përditshme dhe angazhimit në punë, në shumë fusha.  Sidoqoftë, lajm i mirë dhe inkurajues për qytetarët e Kosovës është vlerësimi i deritashëm sipas të cilit Lia e Majmunëve është sëmundje e lehtë dhe e njëjta nuk ka arritur akoma në Kosovë, kështu që kemi kohë të përgatitemi për preventivën, të pajisen institucionet me medikamente dhe ne si qytetar të vetëdijesohemi akoma më shumë e të disiplinohemi që të mundë të mbrohemi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".