Vettingu është premtuar dhe nuk duhet lejuar për të dështuar, Qeveria të kalon nga fjalët për ta realizuar secilin premtim dhe nisëm të filluar

Hasan Preteni

  • 27 May 2022 - 16:27

Shkruan: ANALISTI- Hasan Preteni

Qeveria nuk guxon të çaloj, duhet rritur intensitetin dhe shpejtësinë në të vepruar sa i takon angazhimit për finalizimin e  Ligjit Vetting. Nuk duhet të përcaktojmë afate e pastaj ti mos i zbatojmë ato. Afatet duhet të mbështetur në rrethana normale e pastaj ato duhet zbatuar.

Premtimet duhet të kuptohen si obligime, shpejtë do të bëhen dy vite të kësaj qeverisjeje dhe nuk do të tolerohet tutje që të ketë ngecje. Janë hapur shume shtigje në fushën e legjislacionit, shumë nisma, shumë ide,shumë raste në qeveri e disa dhe në kuvend por të gjitha këto nuk kanë vlerë nëse nuk jetësohen në praktikë. Ka disa institucione që nuk po funksionalizohen për mungesë të kuadrove,mungesë të bordeve, mungesë të drejtorëve dhe kështu me radhë. Duhet të nxitohet në të gjitha drejtimet. Gjysma e vitit po kalon,korriku dhe gushti nuk e kanë dinamiken e duhur dhe pastaj vjeshta dhe dimri i përcaktojnë dinamikat tjera.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".