Shteti i heshtur!- A ka Kosova Agjencion të statistikave.?!

Shteti i heshtur!- A ka Kosova Agjencion të statistikave.?!
Shteti i heshtur!- A ka Kosova Agjencion të statistikave.?!

Ismail Muçiqi

  • 30 May 2022 - 09:40

Opinion me shkas.

Shteti i heshtur!.- A ka Kosova Agjencion të statistikave.?!

Shkruan :Ismail Muҫiqi

fenomene dhe zhvillime po ndodhin para institucioneve të Kosovës, para qytetareve të cilat fenomene këto, të cilat po kalojnë në heshtje. Përditë dëgjojmë se në shumë fshatra dhe rajone është zvogëluar numëri i nxënësve nëpër shkolla. Se në fshatrat e ndryshme numëri i nxënësve nëpër shkolla po zvogëlohet përditë e më shumë duke u mbyllur edhe paralelet nëpër shkolla. Mjerisht enti i statistikave të Republikës së Kosovës hesht dhe nuk qanë kokën fare për ti informuar qytetaret dhe institucionet për këto zhvillime shumë dramatike. Enti i statistikave qëndron indiferent dhe nuk i jep detajet për numërin e familjeve, vendbanimeve, fshatrave të boshatisura të cilat tani kanë mbetur në mëshirën e Zotit. Po dëgjojmë se një numër i bizneseve dhe ndërmarrjeve prodhuese që zhvillojnë afarizëm kanë mungesë të numrit të punëtoreve.

Edhe për këtë enti i statistikave hesht, pa dhënë raport për këto lëvizje që po i ndodhin Kosovës.! Sot askush nuk ka njohuri se gjatë këtij viti sa të ri dhe të reja e lëshuan Kosovën duke kërkuar punë nëpër vendet e ndryshme të Evropës. Edhe për këtë enti i statistikave hesht.! Katundet tona gjithandej Kosovës kanë mbetur pa fuqi punëtore. Kështu numëri i kafshëve [i lopëve qumështore] po bie duke u reduktuar gjithnjë e më shumë për shkak të mungesës të barive për ti trajtuar nëpër fushat dhe livadhet e dikurshëm të cilët tani nuk punohen fare. Enti i statistikave hesht edhe tani kur inflacioni ka marr kahje piramidale.! Sot qdo artikuj ushqimor është ngritur në shkallën marramendëse, dhe duke e goditur standardin e familjeve Shqiptare. Edhe për këtë dukuri enti i statistikave rrinë i heshtur.!

Sot askush në Republikën e Kosovës nuk është në gjendje të dijë se sa të ri dhe të reja jetojnë momentalisht në Republikën e Kosovës. Edhe për këtë hesht enti i statistikave.! Po flitet me të madhe se një numër i mjekëve dhe i personelit të infermierisë kanë shpreh gatishmëri për ta lëshuar punën në institucionet e Kosovës duke e kërkuar fatin e tyre në Gjermani, Zvicër, Austri, Itali e deri tek Britania e Madhe. Edhe për këtë enti i statistikave nuk qanë kokën.!

Një institucion i cili ka për detyrë ti përcjellë dhe analizoj zhvillimet dhe rrjedhat e qytetareve dhe institucioneve të Shtetit, do duhej të ishte shumë më përgjegjës ndaj qytetareve për fenomenet që i ndodhin vendit. Kosovës nuk i duhen institucionet e heshtura këto lëvizje dhe statistika të cilat po i përmendim si fenomene pa pasur raporte kredibile dhe zyrtare për ne Gazetarët janë shqetësuese për të ardhmen e vendit.

Enti i statistikave është mekanizëm i themeluar nga institucionet e Republikës së Kosovës i cili ka përgjegjësi morale dhe ligjore që brenda afateve optimale të dalë para opinionit dhe mjeteve të informimit në mënyrë që ti informojë qytetaret për të gjitha lëvizjet e grafikoneve të cilat e rrezikojnë shtetin dhe të ardhmen e qytetareve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".