Deputetët e parlamentit të Shqipërisë duhet të vendosin, pro rezolutës së grupit opozitar të PD-së kundër gjenocidit serb në Kosovë apo të turpëruar e nënshtruar ndaj Serbisë!

Deputetët e parlamentit të Shqipërisë duhet të vendosin, pro rezolutës së grupit opozitar të PD-së kundër gjenocidit serb në Kosovë apo të turpëruar e nënshtruar ndaj Serbisë!

Gani Qarri

  • 31 May 2022 - 19:09

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Grupi opozitar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projekt Rezolutë për dënimin e masakrës dhe gjenocidit serb në Kosovë, dhe siç dihet kjo është rezoluta e dytë pas rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë të Bosnjë Hercegovinës, e cila për fat të keq ka dështuar, pasi që 51 deputet proletaro-internacional të partisë socialiste në pushtet, nuk e kanë votuar rezolutën në fjalë.

 

Testi tjetër serioz që vjen nga grupi opozitar i PD-së, së Sali Berishës për ta sprovuar partinë në pushtet dhe vartësit e Edvin Kristaq Ramës, do të jetë Rezoluta e propozuar në Kuvendin e Shqipërisë, për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë dhe këtu, do të shihet e vërteta, nëse ata njëmend, janë të gatshëm, që për hir të Kosovës, të shkëputen nga nënshtrimi dhe serviliteti i deritashëm i treguar ndaj Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit, apo do të veprohet njëjtë si me rezolutën e Srebrenicës dhe miqësia vëllazërore që socialistët kanë me Serbinë, serish do të mbizotërojë mbi miqësinë shumë të vakët, me shqiptarët e Kosovës, siç po dëshmohet edhe sa i takon qëndrimit, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, apo edhe iniciativa e Ballkanit të Hapur.

Kjo është rezoluta e dytë e grupit opozitar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, por e para për dënimin e masakrave dhe gjenocidit serb në Kosovë, pas rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës, e cila për fat të keq ka dështuar sepse ishin deputet e partisë socialiste në pushtet ata që nuk e kanë votuar. Ndaj duke pasur parasysh faktin e dështimit të Rezolutës për masakrën e Srebrenicës dhe krimet serbe në Bosnje e Hercegovinë, nëse Kuvendi dhe deputetët e Kosovës, duan që rezoluta për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë, të mos pësojë fatin e rezolutës së Srebrenicës, duhet të angazhohen me grupet e veta parlamentare nga Kuvendi i Kosovës për ti bindur kolegët e tyre në parlamentin e Shqipërisë, që ta votojnë këtë rezolutë dhe të distancohen nga sjellja nënshtruese dhe servile e Qeverisë së Edi Ramës e të mos turpërohen siç ndodhi me mos votimin e Rezolutës për Srebrenicën.

Për aq më tepër Shqipëria si vend amë, i detyrohet Kosovës më tepër se vetëm një rezolutë të thjeshtë, për ta miratuar në parlament, madje po të kishte një qeveri, vërtetë me bazë të shëndoshë kombëtare do të duhej të kishte ushtruar kaherë edhe padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Serbisë, për gjenocid dhe krime lufte në Kosovë, por duke pasur parasysh se, një pjesë e deputetëve socialistë, nuk njohin vëllazëri kombëtare, por vetëm vëllazëri proletaro marksist-leniniste, që vije nga lindja, nuk do të jetë kurrfarë befasie, nëse prej tyre, serish mbahet ana e Serbisë dhe hedhet poshtë rezoluta për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë, veçanërisht tani kur vëllai i madh i Edvin Kristaq Ramës, po dëshmohet të jetë Aleksandër Vuçiqi, për të cilin Rama është në gjendje, jo vetëm ti flijojë, por, po mundi, edhe ti shkel me këmbë, shqiptarët e Kosovës, për hir të Vuçiqit. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".