Këta janë falsifikatorët  që pa u kusurit me hajdutëritë e tyre fillojnë  e vajtojnë popullin! 

Këta janë falsifikatorët  që pa u kusurit me hajdutëritë e tyre fillojnë  e vajtojnë popullin! 
Këta janë falsifikatorët  që pa u kusurit me hajdutëritë e tyre fillojnë  e vajtojnë popullin! 

Shefik Shkodra

  • 02 June 2022 - 10:35

Shkruan:ANALISTI - Shefik  Shkodra

“DASHURIA E FLAKËT” PËR “INTERESIN” E QYTETARËVE

Duhet dhënë trusti, t’u ndihmohet qytetarëve, edhe nëse mbeten pa pensione në të ardhmen, fajet do t’i ketë qeveria e sotme! Një lutje me tundime e si me  keqardhje: – Mos mbani inati, kthehuni në normalizim dhe epjani trustin qytetarëve! Shihe ti, kush interesohet për popull. Shihet ti kush i vajton sot qytetarët. Shihe ti, çfarë tipash, çfarë karakteri kanë. Shih ti falsifikatorët kurrë pa u kusurit me hajdutëritë e tyre, e vajtojnë popullin. E mendojnë se populli nuk i di, ose nuk duhet t’i dijë kush ishin para pak kohe; tash po interesohen për popullin. Hë! Ju të grackave. Diçka si zjarri, të kallet vendi. Le të mbeten pensionistët pa paga mujore se, ky trusti po duhet oligarkëve dhe ish-institucionalistëve. Ata kanë nevojë për trustin.  Zemra po u plasë për popullin. Janë sëmurë nga ileti i kësaj dhimbjeje për çdo ditë. Alergji e pashërueshme i ka marrë. Shpejt ndryshim i mentalitetit? Krejt në këmbë ngrihen, me parulla brohorasin dhe thërrasin – revolucion! Përmbysje. Ua kanë marrë shtetin “armiqtë” dhe s’durojnë dot. Po popullin duhet ta mobilizojnë me çdo kusht. Ata duhet edhe për të satën herë të luftojnë kundër “armikut” të përbetuar brendshëm. Kjo u dhemb opozitës shqiptare në Kosovë. Dhe thërrasin: -  – Rrofshin liderët tanë! Ku janë e ku s’janë. Ata për ne janë. Ata gëzojnë famë!

1. Ata që na bënë shtëpi. Ata na dhanë mundësinë që të ushqehemi si në “bashqe të babës”, pa ndonjë mundim e sakrificë;

2. Ata na dhanë forcën e pushtetit, askush të mos guxojë të na kundërshtojë. Madje kemi mundur t’ia mbyllim gojën kujt do qoftë, në emër të partisë që dallohej. 

3. Ata na mundësuan të vjedhim e të plaçkitim lirisht e pa drojë nëpër banka, dogana, nëpër tenderë (me toka, ndërmarrje e veprimtari të ndryshme ekonomike); me para të gatshme nga buxheti kemi shëtitur anë kënd. 

4. Ata i ndërsenin gjykatat e prokuroritë kundër klasës më të dobët, t’i  urtojmë sa më mirë, Serbia nuk ka mundur t’ua ulë kokën e na po, gjithqysh. Ne ishim të gatshëm më përtej, madje as fëmijët e tyre të mos u lejonim të drejta e as liri në këtë vend, të cilin e bëmë pronë private (të bajraqeve dhe bajraktarëve), të ndarë në regjione, kthim në shekujt e më hershëm. Për ato kohë kemi mësuar nëpër oda. Kemi mësuar edhe kanunin. Ata që nuk iu kanë bindur urdhrit dhe mësimeve tona, kanë qenë dhe do të jenë të privuar nga çdo e drejtë për jetë.

5. Ne luftojmë për restaurimin sa më të shpejt të krejt asaj ‘klike’ me të cilën kemi krijuar një pasuri të paimagjinueshme, se ishim se qentë e coftë, ua lëmë trashëgim pasardhësve...

6. Ne i kemi siguruar marrëdhëniet e mira edhe me Serbinë. Ajo na ndihmon kur kemi nevojë edhe për zgjedhje e pushtet; nuk bën të mos ia dimë për të mirë! Nëse kërkon edhe tokë duhet t’i japim, me kusht që ne të jemi në pushtet, mbi Kosovën. Askush nuk është si liderët e partive tona, kur ishim në pozitë. Janë të sikletshme angazhimet e kësaj opozitës tonë (2022), në Parlamentin e Kosovës. Secili/la ka nga një rol, qoftë edhe për ndonjë qime floku që u bie diku, nga mundimet e tyre e mërzia për pushtet. Qoftë edhe për ndonjë tullë që mbetet muri pa të nga ato zgavrat e krijuara kaherë të ish-pushtetit.

Dhe të gjithë si një kor duhet të veprojnë në mënyrë serike, pa ndërprerë, me gënjeshtra e intriga, me shpifje, duke u betuar para opinionit të gjerë, se, këta pozita (pushtetarët) e sotshëm me Kryeministri, herë pas here, besa edhe Presidentja janë të paaftë, janë të pa dinjitetshëm. Këta po e kërcënojnë popullin. Këta po e lënë popullin të vuajnë nga ngritja e çmimeve,nga të reshurat atmosferike. Këta nuk bëjnë gjë as për arsimin (atëbotë i kishim pothuajse krejt mësimdhënësit të lidhur me partitë tona në pushtet), prandaj i kurdisin do Sindikata me do Rrahmana, në masivizim të qytetarëve: “Qohuni të gjithë, jo veç punëtorët e arsimit!” se qe: “Edhe ne jemi me ju” (i shikon njeriu deputet të opozitës me parulla në dorë), kur dikur nuk ka guxuar ta hapin gojën.

Çfarë kërkesa ka për mësimdhënësit? Pagat! Duam paga për personelin e shkollave të mesme dhe fillore. Atyre u keni hyrë në hak! Akëcili politikan po djersitet për popullin, a? Ngritja e çmimit të rrymës, ngritja e çmimeve të artikujve të konsumit të përditshëm është e lartë. Po kërkesa për mësimin e nxënësve?...Jo s’ka rëndësi ajo. Po kuadri?! Ne duam paga...! Po mësimi a është në nivelin e duhur? Por opozitës dhe sindikatave të tyre (pykave) nuk u intereson gjë tjetër, por ngarkimit të Qeverisë. Në protesta ka çfarë nuk ka: spiun të deridjeshëm, por pasanik sot; lundërtar nëpër tokën e Kosovës, pa u zhytur kund deri sot; Kjo opozita e sotme që krrokatin me një zë kundër pozitës dhe Qeverisë, ishin deri dje në ballë të shtetit. Dhe vërtet asgjë nuk u ka interesuar asnjëherë për popullin. Nuk u ka interesuar as për kuadrat e ardhshme të këtij vendi. Nuk u ka interesuar as ikja e të rinjve në botën e jashtme. Nuk u ka interesuar se kanë gabuar kur e kanë marrë njeriun me kualifikim më të paktë në detyra me rëndësi shtetërore, arsimore, juridike e civile. Ata kanë dashur përfitime. Pararojë për kapitalin e tyre, pushtet të pakufishëm. Blerja e votave. Tenderë me përqindje e leverdi të pushtetarëve.

Ndarje e mundësive me oligarkët. Nuk u ka interesuar as tregtia se si bëhet me drogë e mallra të ndryshme. As doganierët që lidhen me pushtetmbajtësit. As policia që ka punuar sipas urdhrave të ndonjërit (kryetari, deputeti, zyrtari, shoferi, rojtari) fshehtë e për interesa të pista  të personit/personave të partive në pushtet, dhe jo sipas ligjit. Nuk u ka interesuar, a bëhet gjykimi i vjedhjeve e plaçkës, pavarësisht sa e dëmshme për shtetin tonë, sepse gjykatat paguhen mirë dhe gjykimet bëhen sipas referimit të atyre që janë të lidhur nga pushteti me ta. Nuk u ka interesuar as arsimi i nivelit të ulët as ai i mesëm e as ai në nivelin superior, a janë profesor me thirrje reale, apo të rremë, ata ishin krahu i partive në pushtet.

Atje merrnin diplomat pa shkolla të mesme pjesëtarët e partive në pushtet. Krejt pushtet. Pushtet. Pushtet. Dhe pastaj të gjitha...para, vetura, toka, banesa, dashnore, shëtitje – botë më shumë se haremi i sulltanit. Pas ndërrimit (pas humbjes së pushtetit me votën e popullit) nga pozita njëzetvjeçare në opozitë, nuk po shkon puna mirë. Kanalet e keqpërdorimit janë ndërprerë me pushtetin e ri. Tenderë e tregti me drogë, ryshfet e plaçkë janë duke u zvogëluar. Ardhja në pushtet e këtyre të rinjve, për herë të parë e ka djegë opozitën, të cilët nuk ia kanë qarë hallin qytetarëve, por vrapi ishte të pasurimi i tyre më hapa të shpejtë.

Të fëlliqtë! Kështu, s’ka pasur mundësi të zhvillohet shoqëria. Kështu ishte dështim edhe në arsim, edhe në shëndetësi, edhe në polici, edhe në ushtri, edhe ekonomi, etj. nga viti 2021. Edhe religjioni (prijësit e fesë islame), me leje të partive në pushtet vendosën rend të ri, sipas pagesave që u kanë ardhur nga miqtë e armiqtë. Kështu e devijuan krejt shtetin. Kështu nuk i pranoi as perëndimi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".