Kisha neo-raciste serbe në pronën (oborrin) e Universitetit "Hasan Prishtina" në Prishtinë kërkohet të largohet

Kisha neo-raciste serbe në pronën (oborrin) e Universitetit
Kisha neo-raciste serbe në pronën (oborrin) e Universitetit

Muhamet Kelmendi

  • 02 June 2022 - 15:51

Shkruan:ANALISTI – Muhamet Kelmendi

Kisha nacional-fashiste serbe e ndërtuar me masa të dhunshme në kohën e neofashistit Millosheviç në pronën e Universitetit "Hasan Prishtina", kërkohet të prishet ( largohet)nga ana e organeve nga prona e Universitetit. Ndërtimi i kësaj kishe ka karakter serbizues të Kosovës. Vetë ky fakt tregon se Serbia kishte synime shoveno-fashiste dhe çdo gjë qe u krijua pas vitit 1989, atëherë kur u morr me dhunë statusi i autonomisë, është objekt i cili kërkon shkatërrim. Kështu është me kishën në pronën (oborrin) e Universitetit. Serbia me masat e tilla pretendon të krijoj një punkt tjetër mu në qendër të Prishtinës si bazë e nacionalizmit serbomadh.

Kisha në pronën e tillë është e ndërtuar për këtë qëllim dhe për të qenë qendër e krimit. Nëpër këto punkte po krijohen edhe grupe të armatosura serbe që kanë për qëllim me kryer veprime terroriste në Kosovë. E çuditshme është mosveprimi i organeve kompetente. Universiteti "Hasan Prishtina" në Prishtinë nuk ka nevojë të merr leje nga askush për të vepruar. Është e ndërtuar me masa të dhunës fashiste dhe në pronën ( oborrin) e Universitetit. Kjo mjafton për ta mënjanuar nga aty. Në të kundërtën, ka mundësi, që ky objekt nacional-fashist të shndërrohet në temë të dialogimit midis Kosovës dhe Serbisë. Këtë duhet mënjanuar.

Përndryshe, shndërrohet në temë diskutimi, prej nga Kosova detyrohet ndoshta të pranojë. Me këtë vetë ne e krijojmë një qendër terroriste e raciste serbe në Prishtinë. E këtë e ka profesion Beogradi. Ka me qindra e mijëra vepra terroriste të bëra nga Serbia dhe kurrë nuk u kap për të dhënë përgjegjësi. Kisha në qendër të Prishtinës synon të bëhet bazë e terrorit serb në Kosovë. Këtë nuk duhet lejuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".