Hajnat e qeverisjes së kaluar që abuzuan me shtetin e kanë humbur durimin në opozitë

Hajnat e  qeverisjes së kaluar që abuzuan me shtetin e kanë humbur durimin në opozitë
Hajnat e  qeverisjes së kaluar që abuzuan me shtetin e kanë humbur durimin në opozitë

Arsim Haziri

  • 02 June 2022 - 18:12

Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri

Që nga përfundimi i zgjedhjeve të fundit parlamentare, opozitarët e tanishëm që i ndëshkoi votuesi, nuk po mundë të pajtohen në opozitë dhe pa pushtet.  Të gjithë jemi dëshmitar se si ish partitë politike që dy dekada ishin në pushtet dhe mashtruan qytetarin, vodhën e plaçkitën shtetin, po mundohen të  në të gjitha format e lotimit e mashtrimit të bien në gjunjë para votuesit dhe të mashtrojnë atë, që në një palë zgjedhje të reja edhe një herë ta marrin besimin, ta kapin shtetin dhe pushtetin, e ta vazhdojnë zhvatjen dhe mashtrimin.

Janë këta abuzues me pushtetin për dy dekada që votën e humbur te qytetarët e Kosovës,   të varfëruar e të mashtruar, po mundohen  ta kontraktojnë  e ta  kërkojnë  si kompensim duke ju turrur diasporës shqiptare, qytetarëve kosovare me të drejtë vote në perëndim. Një fushatë të tillë lotuese e mashtruese  e nisën para disa ditësh zyrtarët e lartë të PDK-së, duke shkuar në vendet e ndryshme perëndimore, dhe duke organizuar tubime me bashkatdhetarët, duke bërë propagandë kundër Qeverisë Kurti, madje edhe duke i ftuar për të mos kontribuar në Fondin e themeluar për mbështetje të zhvillimit më dinamik të FSK-së.  Tani më edhe qytetari më i pa informuar e ka zbuluar këtë skenar që do të jetë  projekt i dështuar, se ish pushtetarët nuk janë të interesuar aspak të punojnë dhe japin alternativa të qeverisjes më të mirë e të kontribuojnë për shtetin, por vetëm si ta dëmtojnë  punën e Qeverisë në projektet e saja me interes zhvillimor dhe  ta marrin përsëri pushtetin. Ky vrap i opozitarëve në diasporë, përpjeka e tyre për ri mobilizim dhe riorganizim të degëve të dikurshme atje, ashiqare  është një përpjekje për të mashtruar dhe rikthyer votuesit e diasporës në radhët e tyre, për të reduktuar ndikimin e Lëvizjes Vetëvendosje   e cila në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare, por madje edhe në ato lokale, ka dëshmuar se ka një  rritje të theksuar të besimit dhe mbështetjes nga kosovarët në diasporë. Fillimisht ishte Partia Demokratike e Kosovës, subjekti i parë politik tash në opozitë që mësyejti diasporën përmes nënkryetarit Elmi Reçica  kinse   riaktivizoj degët e saja në Suedi, Zvicër, Gjermani dhe  Austri, duke u angazhuar e propaganduar me plotë të pa vërtetë kundër Qeverisë Kurti e cila ka marr mandatin e parë me zotimin numër një për zhvillim dhe shtet ligjor, kundër krimit të organizuar. Pas Reçicës, raundin ë dytë në diasporë e ka zhvilluar edhe vetë kryetari i ri i PDK-së Meli Krasniqi.Rreth dy javë më parë lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, qëndroi në Aragau të Zvicrës dhe qytete te tjera  ku u takua me mërgatën e atjeshme.Sidoqoftë  nga këto vizita dhe takime nuk morrin ndonjë sinjal për mbështetje, por ju tregua qartë pse diaspora ka votuar për VETËVENDOSJE-n dhe për ndryshime. Këtë hap, mësymjen për ta mashtruar diasporën  e kanë  ndjekur edhe LDK dhe AAK.  Gjatë së dielës së kaluar, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi takime me mërgimtarë dhe me strukturat e partisë së tij në disa shtete të Evropës. Në po të njëjtën ditë, edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi takim me bashkatdhetarët në Lozanë të Zvicrës.  Këtë fakt që duket nuk mundë ta mohon askush se qëllimi i këtyre vizitave “turistikë “ është një përpjekje e fundit mashtrimi. Ky aktivitet opozitar në diasporë,  është një përpjekje që nuk po zgjedh mjete as metoda për të provuar që  ish pushtetarët të kthejnë besimin e humbur te qytetarët e mashtruar, madje edhe atje ku gjatë periudhës së  vështirë të luftës  kanë organizuar e mbledhur fonde për të cilat asnjëherë nuk kanë raportuar se ku kanë mbetur dhe si janë  shfrytëzua. Edhe kjo  flet ashiqare se kjo është betejë e opozitarëve për ta rimarr votën e diasporës, nga frika  që I ka kapluar në pritje të thellimit akoma më të madh të humbjes së tyre, duke parë mbështetjen që po e ruan dhe po e zhvillon partia në pushtet me kryeministrin Kurti, me përpjekjen për luftim të krimit e korrupsionit, për zbatimin e ligjit dhe pastrimin e drejtësisë, mbështetje kjo që u dëshmua dhe sprovua edhe gjatë  qëndrimit  të Kryeministrit Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Zvicër, e ku  vizitën tre javore në këto vende ai e shfrytëzoi edhe për t’i takuar shqiptarët që jetojnë atje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".