Është koha e fundit për të vepruar, për ta çliruar gjyqësorin nga lidhja e ngushtë me krimin e organizuar

Është koha e fundit për të vepruar, për ta çliruar gjyqësorin nga lidhja e ngushtë me krimin e organizuar
Është koha e fundit për të vepruar, për ta çliruar gjyqësorin nga lidhja e ngushtë me krimin e organizuar

Dardan Grapci

  • 04 June 2022 - 09:02

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Është një dëm i madh që po i bëhet sistemit të drejtësisë në Kosovë, luftimit të krimit dhe korrupsionit, nga një zinxhirë i tërë i Gjykatave gje gjyqtarëve të kapur nga krimi i organizuar. Individët e tillë po luajnë pingpong me proceset gjyqësore, në rastet serioze të krimit të lidhur me politikën. Kjo traditë e mbrapshtë do të vazhdoj derisa drejtësia në Kosove nuk vendoset 100% nga një sistem i pastruar prej prokurorëve e gjyqtarëve të korruptuar.

-Se sa thellë ka depërtuar krimi i organizuar në sistemin e drejtësisë, më së miri e dëshmon loja që po bëhet me procesin gjyqësor të grupit të zbuluar e kapur në aferën e plaçkitjes së arkës së shtetit, proces që vetë gjyqtarët po e zvarritin, po e vonojnë mbase me qëllim që të bëjnë pazare me palët e tyre dhe në fund ti amnistojnë. Një gjë nuk e kuptoj në qoftë se gjykatësja e rastit të 2. 8 milionëshit Shadije Gërguri nuk ka qenë prezentë në këtë proces, pse nuk largohet ajo krejtësisht nga rasti dhe le të sillet një gjyqtar tjetër për tu marrë me rastin.

Kjo duhet të hetohet dhe të sqarohet sepse kështu po abuzohen, zhvlerëson e po minimizohen aferat deri në përfundim të procesit gjyqësor me dënim simbolik qesharak që i bije të jetë amnestim. Mbase këto lojëra po ndodhin kështu pasi që edhe gjyqtarët kanë filluar të krijojnë blloqe klientësh, duke mos i lenë të tjerët të përzihen sepse ju prishin pazarin. Këtu edhe lindë dyshimi që sa më shumë që të shtyhet seanca kundër Labinot Grudës dhe Kadri Shales, ata edhe më shumë do kenë hapësirë për manipulim në prova dhe manipulim me gjyqtarët, në këtë rast me gjyqtaren Shadije Gergurin. 2 milion e 77 mijë e 995 euro nuk janë pak, andaj duhet ti bëhet presion gjyqtares Gërguri që kjo seancë e filluar të mos vonohet që të vazhdohet dhe të përfundoj sa më shpejtë, dhe që këta të dytë të dënohen për vjedhjen 2.8 milion euro nga arka e shtetit, nga thesari.

Nuk e kuptoj këtë gjykatë, kur një minoren vjedhë vetëm një telefon e dënojnë mbi 5 vjet burg, kurse kur vidhen 2.8 milion euro nga arka dhe mundohen që ta zvarritin këtë problem derisa këta të fundit të shpëtojnë pa therë në këmbë. Gjithashtu duhet të ju bëhet presion edhe të akuzuarve Grudës dhe Shalës për rikthimin e mjeteve në arkën e shtetit të Kosovës e jo ta zvarritin këtë hajni jo me javë po me muaj e vite sikur që po ndodhë edhe tani.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".