Mjaftë me politikanët hajdut të shtetit me maska patriotike, koha është për gjenerata të reja të ndershme politike  

Mjaftë me politikanët hajdut të shtetit me maska patriotike, koha është për gjenerata të reja të ndershme politike  
Mjaftë me politikanët hajdut të shtetit me maska patriotike, koha është për gjenerata të reja të ndershme politike  

Skender Mulliqi

  • 05 June 2022 - 08:55

Shkruan:ANALISTI – Skënder Mulliqi

Nuk patëm dinamikë dhe as veprime dialektike si rast i mirë që të ecim në hap më kohën. U ngulfatëm duke mos gjetur  alternativa të duhura. Në këtë hapësirë të ngulfatur politike dhe kulturore , na goditën shumë  të liga, edhe morale e psikologjike. U lanë anash interesat shtetërore e nacionale , madje u vu në peshore edhe sovraniteti dhe integriteti territorial I Kosovës. Zunë vend manipulimet , kriminaliteti dhe korrupsioni që na varfëruan .

Kosovës i duhet drita, jo errësira!  Vitet e 90-ta te shekullit të kaluar ishin vitet e konfliktit dhe të luftës. Nga ajo kohë kanë kaluar shume vite të cilat determinojnë të kaluarën dhe të tashmen. I lamë mbrapa gjitha këto vite , jo bash  të mira, por megjithatë jemi gjallë. Marrëdhëniet ,  narracioni ndaj luftës dhe pesha e saj, sikur janë pika qendrore e gjithë e ndodhive edhe  të tashme , edhe pse do të ishte dashur të merremi me dimensionet e jetës të cilën nuk po e bëjmë ende ashtu siç e dëshirojmë. Ende  nuk jemi larguar nga  vitet e 90-ta, tragjike për shqiptarët nga agresioni I shfrenuar serbomadh .Këtu ka një të vërtetë e jo ndryshe. Edhe pse gjendemi  bukur larg nga ajo kohë, nuk hulumtuam , nuk gjetëm mjete, nuk patëm dije , e as nuk morëm përvojë që ta rregullojmë ashtu si duhet jetën  shoqërore dhe politike. Nuk patëm kreativitet dhe as unitet , që ti përballemi më krizat politike , ekonomike dhe sociale , e as të zhvillohemi e që i patëm dhe i kemi të gjitha predispozitat. Na mungojë strategjia , së nuk kishim strategë dhe as njerëz të duhur për politikë bërje. Krizat dhe goditja nga pandemia globale , na e qiti arpallakun nga të katër anët. Dolën në sipërfaqe e gjithë mos gjeturia, padituria dhe malicioziteti i kastës politike që ishin në pushtet  krejt pas luftën. U veprua sikur të ishte primare dominimi i njërit mbi tjetrin apo një partie politike mbi partinë tjetër. Kështu mbetem duke u sjellë në rrethin vicioz, duke mbetur shumë mbrapa proceseve zhvillimore dhe proceseve demokratike. Nuk patëm dinamikë dhe as veprime dialektike si rast i mirë që të ecim në hap më kohën. U ngulfatëm duke mos gjetur  alternativa të duhura. Në këtë hapësirë të ngulfatur politike dhe kulturore , na goditën shumë  të liga, edhe morale e psikologjike. U lanë anash interesat shtetërore e nacionale , madje u vu në peshore edhe sovraniteti dhe integriteti territorial I Kosovës. Zunë vend manipulimet , kriminaliteti dhe korrupsioni që na varfëruan . Jemi lodhur nga padrejtësitë , të cilat kanë rezultuar më largime masovike të rinjve nga vendi.  Me shumë zuri vend terri së sa drita mbi nën qiellin e Kosovës .Me në fund erdhëm në një situatë të një gjenerate të re politike , të cilët shpresojmë që do të janë e ardhmja e këtij vendi, një gjeneratë e cila është votuar  më plebishit ,dhe të cilës i  është dhënë besimi për ndryshime përmbajtjesore në mbarë sistemin. Kjo e ka rastin e heqjes së kundërthënieve të gjeneratës së kaluar. Është koha e kapërcimit të pikëpamjeve partiake dhe  ideologjike, si dhe ndarjeve mbi baza regjionale e krahinore, të cilat po theksohen. Është koha që retorika , idetë  retrograde nga e kaluara komuniste të mbesin mbrapa. Nuk guxojnë të na përcjellin pa vartësitë dhe jo lojaliteti karshi interesave nacionale, sidomos kur bëhet fjalë  për vazhdimin e dialogut më Serbinë. Mos uniteti dhe gabimet apo lëshimet  e mundshme , janë të pafalshme  dhe janë fatale.  

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".