Liberalizimi i vizave për Kosovën është i mbështjell në mjegull të madhe të paqartësisë dhe kushtëzimeve politike, pritje skeptike për vitin në vazhdim

Liberalizimi i vizave për Kosovën është i mbështjell në mjegull të madhe të paqartësisë dhe kushtëzimeve politike, pritje skeptike për vitin në vazhdim
Liberalizimi i vizave për Kosovën është i mbështjell në mjegull të madhe të paqartësisë dhe kushtëzimeve politike, pritje skeptike për vitin në vazhdim

Muhamet Kelmendi

  • 05 June 2022 - 09:00

Shkruan:ANALISTI – Muhamet Kelmendi

Në qershor mbahet Samiti i BE-së, por ende nuk ka të dhëna se a do të diskutohet liberalizimi i vizave për Kosovën. Sipas Berlinit është koha për të bërë liberalizimin e vizave. Këtu Berlini nuk po e lidh me dialogun e Kosovës me Serbinë. Mirëpo, është Parisi dhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën që janë kundër dhe liberalizimin e vizave e shohin të lidhur me dialogun me shtetin serb. Madje këto shtete e shohin Kosovën në kuadër të tërësisë territoriale  të shtetit serb

Liberalizimi i vizave është një çështje e madhe për Kosovën. Me atë realizohet një liri themelore dhe e ndaluar për qytetarët e Republikës. Kuptohet se vështirësi për liberalizim ka. Shtetet janë të ndara në pro dhe kundër liberalizimit. Në shtetet që janë kundër liberalizimit të vizave prinë Franca  Holanda, Spanja dhe disa shtete tjerë që nuk e kanë njohur shtetin e pavarur të Kosovës. Ndërsa, në shtetet pro liberalizimit të vizave hynë Gjermania, Kroacia, Austria etj. Liberalizimi i vizave varet nga kompromiset midis Berlinit dhe Parisit. Edhe në Berlin nuk tregoi z. Makron vullnet për liberalizimin e vizave. Ai foli për një organizim paraprak të shteteve të Ballkanit Perëndimor para kandidimit në BE. Në qershor mbahet Samiti i BE-së, por ende nuk ka të dhëna se a do të diskutohet liberalizimi i vizave për Kosovën.Sipas Berlinit është koha për të bërë liberalizimin e vizave. Këtu Berlini nuk po e lidh me dialogun e Kosovës me Serbinë. Mirëpo, është Parisi dhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën që janë kundër dhe liberalizimin e vizave e shohin të lidhur me dialogun me shtetin serb. Madje këto shtete e shohin Kosovën në kuadër të tërësisë territoriale  të shtetit serb. Asociacioni serb në Kosove është për Francën dhe shumë shtete tjera si bazë për dialog dhe këtej e lidhin gjithashtu këtë me liberalizim e vizave për Kosovën.Kjo lidhje është shumë e padrejtë, sepse kështu po detyrohet Republika të veproj dhe natyrisht se vepron shteti serb kundër Kosovës. Janë shume marrëveshje që nuk po ekzekutohen nga Serbia. Edhe 1600 veta janë të humbur. Kemi dëme të mëdha materiale dhe vepra të rënda penale të bëra ndaj shqiptarëve. Këto nuk po qojnë peshë për grupin e shteteve të lidhura rreth Francës, Spanjës dhe Greqisë. Shikuar këtej nuk dihet se kur do të vjen liberalizimi i vizave. Faktet flasin se jemi ende larg për këtë çështje madhore. E këtu nuk ka punë nga Qeveria e Kosovës. Nuk po shihet asnjë veprim diplomatik në këtë kuadër. Peticioni i organizuar është një aksion i qëlluar. Këtë ka mund të bëjë edhe Republika. Por,në Kosovë nuk kemi aksione demokratike. Nuk ka protesta dhe manifestime. Nuk po veprohet. Kemi vetëm heshtje

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".