BE-ja ta merr seriozisht anëtarësimin e Kosovës

BE-ja ta merr seriozisht  anëtarësimin e Kosovës
BE-ja ta merr seriozisht  anëtarësimin e Kosovës

Blerim Burjani

  • 06 June 2022 - 18:53

Shkruan:ANALISTI – Blerim Burjani

Deri me sot nuk ka ende qëndrim të qartë të BE-së lidhur me të ardhmen e  Ballkanit Perëndimor. Kjo pjesë e Evropës është ende  larg agjendës evropiane në  projektin për integrim. Arsyet  dihen. Bashkimi Evropian  akoma është shumë  konservator në qëndrime dhe shumë heterogjenë në veprimet politike dhe në vendimmarrje.  Pra telashet janë shumë  të mëdha.

Brenda BE-së me këtë konglomerat të vendim marrjes që jo rrallë  e tejkalon normalitetin e veprimit dhe acionalitetin veprues. Kërkesat e Ballkanit Perëndimor, dhe sidomos ato të Kosovës janë shumë të qarta.  Kosova e donë BE-në 100%, përderisa BE-ja  në kuptimin politik e cilëson se ka kohë , se nuk ka nevojë për nxitim. Këto çështje kështu prej vitesh po ndodhin dhe po e vështirësojnë skajshëm punën dhe zhvillimi e BE-së. Kjo është një prej arsyeve pse  BE-ja  urgjentisht ka nevojë për ndryshime në politikat gjeruese apo për ti gjetur mekanizmat shtesë të veprimit, në të kundërtën besimi në Bashkimin Evropian akoma më shumë do të vazhdon të zbehet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".