Perëndimi ta përcjell çdo lëvizje në mes të Rusisë dhe Serbisë për të parandaluar shtrirjen e ndikimit rus në rajonin e Ballkanit  

Perëndimi ta përcjell çdo lëvizje në mes të Rusisë dhe Serbisë për të parandaluar shtrirjen e ndikimit rus në rajonin e Ballkanit  
Perëndimi ta përcjell çdo lëvizje në mes të Rusisë dhe Serbisë për të parandaluar shtrirjen e ndikimit rus në rajonin e Ballkanit  

Blerim Burjani

  • 08 June 2022 - 18:56

Shkruan:ANALISTI –Blerim Burjani

 Duhet analizuar secilin detaj të qëllimit politik, strategjik, ushtarak dhe ekonomik: pse qenka aq me rëndësi ndonjë lloj koordinimi i Rusisë me Serbinë ?Kujt po i shërben kjo lojë? Nëse e shohim momentin e veprimit të duhur dhe pyesim se a është koha e fundit që të ndalet një lojë e tillë ruse, mendimi është pozitiv, po natyrisht që duhet të ndalet çfarëdo ndikimi dhe implikimi i interesave ruse në rajonin e Ballkanit përmes skenarëve të përbashkët me Serbinë.   

Po, por Serbia vazhdon ende lojën e vetë për të siguruar ardhjen e Ministrit të jashtëm Rus Sergej Lavrov në Serbi. Kjo është shumë e çuditshme , pasi që edhe Serbia e do ardhjen e Lavrovit  në Serbi kjo është e pa pranueshme dhe dëmshme për politikën dhe sigurinë ndërkombëtare. Perëndimi duhet të ketë shumë kujdes  në sjellje dhe përcjellje  të kësaj loje serbo ruse. Pa marrë parasysh  pse  është e çuditshme në këtë kohë që Rusia i ofrohet kaq afër Serbisë , pra cila është arsyeja që Lavrov donë me çdo kusht të  shkoj në Serbi, duhet vlerësuar dhe vepruar me kujdes e maturi. Pra ka shumë gjëra të panjohura tash për tash dhe të çuditshme nga ana ruse, ndërsa reagimi duhet të jetë akoma  shumë më i fuqishëm ndaj Serbisë për shkak të lojës së shumëfishtë   që po e luajnë se bashku  Rusia me Serbinë. Duhet analizuar secilin detaj të qëllimit politik, strategjik, ushtarak dhe ekonomik: pse qenka aq me rëndësi ndonjë lloj koordinimi i Rusisë me Serbinë ?Kujt po i shërben kjo lojë? Nëse e shohim momentin e veprimit të duhur dhe pyesim se a është koha e fundit që të ndalet një lojë e tillë ruse, mendimi është pozitiv, po natyrisht që duhet të ndalet çfarëdo ndikimi dhe implikimi i interesave ruse në rajonin e Ballkanit përmes skenarëve të përbashkët me Serbinë.   

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".