Akrobacionet e pandalshme të Edi Ramës!

Akrobacionet e pandalshme të Edi Ramës!
Akrobacionet e pandalshme të Edi Ramës!

Ismail Muçiqi

  • 09 June 2022 - 09:42

Shkruan :Ismail Muçiqi

Sot projekti “Ballkani i Hapur” i shpikur nga Aleksandër Vuqiqi dhe Edi Rama u shpalos në takimin e Ohrit në të cilën morën pjesë Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina. Edi Rama edhe sot e anashkaloj interesin e Shtetit të Kosovës duke mos e përmendur fare as emrin e Kosovës. Përkundrazi ai para gazetarëve deklaroj se Ballkani i Hapur është projekt i nisur i cili nuk do të ndalet asnjëherë, duke shtuar se ata të cilët hezitojnë ti bashkohen këtij projekti të [marrë] herdokur, do të pendohen.

Se deri kur do të vazhdoj akrobacioni famëkeq i Edi Ramës në dëmë të Kosovës dhe Shqiptareve në përgjithësi mbetet te shihet. Por e vërteta është normë e cila do të triumfoj më në fund kundër pazareve dhe pabesisë ndaj Shtetit të Kosovës dhe interesit të Shqiptareve. Faktorizimi i politikës serbe e cila bëri gjenocid duke i pushtuar popujt fqinjë dhe duke shkaktuar dhimbje dhe gjakderdhje te papara është Edi Rama ai i cili po mundohet ta rehabilitoj politikën shoviniste te Vuqiqit. Ti mundësosh korridore të reja deri tek porti i Durrësit serbisë nuk është asgjë tjetër përpos veprim antikombëtar i Edi Ramës.

Se deri kur politika Shqiptare do të vedisohet për tu rreshtuar në drejtimin e duhur të vlerave demokratike perëndimore në krye me Amerikën është një pikëpyetje që me decenie kërkon përgjigjje. Andaj  tua kthesh shpinën 2 milion Shqiptareve të Kosovës të cilët me shekuj vuajtën për identitetin lirinë dhe Pavarësinë nga pushtetet më të egra të kohës është barazi me tradhti...! Sot serbia në Ballkanin e Hapur përmes Autostradave dhe korridoreve Shqiptare arriti synimet e saja shekullore për tu bërë faktor strategjik i ekonomisë së Ballkanit.

Ajo po arrin të lidhet edhe me detin Adriatik aspiratë kjo shekullore e memorandumeve famëkeqe të gjeneratave pushtuese serbe ndaj tokave Shqiptare. Është e dhimbshme vetëdija dhe aktivizimi i ndonjë shtrese intelektuale si në Shqipëri njashtu edhe në Kosovë për tu ngritur që përmes reagimeve normale, demokratike duke u bazuar në faktet historike shkencore kundër kalit të trojës me emrin Edi Rama. Nuk duhet pritur asgjë të mirë as nga Dritan Abazoviq i cili erdhi në pushtet përmes rrymave nacionaliste dhe ekstremiste të serbeve në Mal të Zi. I njëjti shkeli mbi politikën parimore të Millo Gjukanoviqit Presidentit aktual të Malit të Zi i cili në momentet më të vështira i doli krah Republikës së Kosovës. Prandaj në fund po theksojmë se derisa grupet sindikale dhe shoqatat e veteranëve janë ngritur në këmbë duke i atakuar institucionet e shtetit për ti rritur pagat Vuqiqi e Edi Rama e kanë futur në [sandviç] Republikën e Kosovës dhe fatin e saj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".