Kosova dhe Ballkani janë vija e kuqe që nuk guxonë të preket  nga Vuçiq dhe Putin sepse do të ndeshen me NATO-n

Kosova dhe Ballkani janë vija e kuqe që nuk guxonë të preket  nga Vuçiq dhe Putin sepse do të ndeshen me NATO-n
Kosova dhe Ballkani janë vija e kuqe që nuk guxonë të preket  nga Vuçiq dhe Putin sepse do të ndeshen me NATO-n

Skender Mulliqi

  • 09 June 2022 - 19:00

Shkruan:ANALISTI –Skënder Mulliqi

Serbia   po merr mesazhin e qartë nga perëndimi, për të ndryshuar politikën e vetë në raport me Rusinë,  edhe pas bllokimit të hapësirës ajrore dhe kundërshtimin e fluturimit të aeroplanit më të cilin do të fluturonte për në Beograd ,ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov. Ky  është sinjali shumë  serioz ndaj Vuçiqit, nëse vazhdohet të ndiqet kursi pro rus të regjimit kriminal të Putinit. Ka mundësi shumë reale që Evropa dhe Amerika  të aktivizojnë edhe  sanksione të izolimit. Shtetet anëtare të NATO-së dhe BE-ja e kanë kësaj radhe seriozisht prerjen e kufirit të shtrirjes së interesave politike, strategjike dhe ushtarake.

Me invazionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë , Serbia e Vuçiqit shpërfaqi përfundimisht pafytyrësinë e saj, duke mos u diferencuar nga ky invazion ,të cilin e dënojë mbarë bota demokratike. Shteti i pa reformuar i Serbisë prej së ka përfunduar lufta në ish-Jugosllavi, ku edhe e humbi atë, ka luajtur lojën e dyfishte. Në njërën anë më shtetet perëndimore, kurse në anën tjetër më aleatin e saj natyror-Rusinë e Putinit. Serbia me gjithë lojërat e saja të ndyta politike, deri më tash shumë u përdhel nga Evropa, edhe pse shkaktojë gjenocid mbi popujt jo serb. Bota perëndimore dhe Amerika, sigurisht së nuk do të lejojnë këtë lojë të dyfishtë të Serbisë e cila po e kërcënon Kosovën më luftë dhe disa shtete të rajonit. Një ndryshim të qëndrimit ndaj Serbisë e pamë në takimin e Berlinit kur kancelari gjerman Scholz u takua ndarazi më kryeministrin  Kurti dhe më presidentin serb, Vuçiq. Aty i është bërë qartë së në zhvillimin e bisedimeve ,Serbia duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës, nëse e dëshiron BE-në. Po ashtu i është bërë e ditur së pa u diferencuar nga agresioni rus në Ukrainë , struktura më e madhe e Evropës për Serbinë do të jetë shumë larg. Edhe turneu politik që pritet gjatë këtij muaji në Ballkan të kancelarit Scholz, më duket mua do të jetë sinjal i fundit për Serbinë, që ky shtet të përcaktohet më në fund së në cilin tabor politik dëshiron të jetë. Rusia e diktatorit Vladimir Putin gjithnjë e më shumë po izolohet nga bota demokratike me embargo të fortë ekonomike , dhe kjo nën kupton seriozitetin e Amerikës dhe të Evropës, për gjendjen e krijuar nga agresioni  i pashembullt rus mbi një shtet sovran. Nga lufta në Ukrainë sikur Serbia patë filluar të marr krah,  duke i shtuar kërcënimet për luftë në rajonin e Ballkanit. Por, Vuçiqi e ka të qartë bashkë me Putinin së Kosova dhe Ballkani  janë vija e kuqe , ku nuk guxojnë të prekin, së do të ndeshen më NATO-n. Serbia   po merr mesazhin e qartë nga perëndimi, për të ndryshuar politikën e vetë në raport me Rusinë,  edhe pas bllokimit të hapësirës ajrore dhe kundërshtimin e fluturimit të aeroplanit  më të cilin do të fluturonte për në Beograd ,ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov. Ky  është sinjali shumë  serioz ndaj Vuqiqit, nëse vazhdohet të ndiqet kursi pro rus të regjimit kriminal të Putinit. Ka mundësi shumë reale që Evropa dhe Amerika  të aktivizojnë edhe  sanksione të izolimit. Shtetet anëtare të NATO-së dhe BE-ja e kanë kësaj radhe seriozisht prerjen e kufirit të shtrirjes së interesave politike, strategjike dhe ushtarake. Nuk do të ketë më kompromis për sjelljen dyfytyrëshe të politikës serbe , edhe me Rusinë edhe me BE-në, dhe mos bindjen e deritashme në kërkesën për sanksione federatës ruse për sulmin në Ukrainë. Është një fakt që nuk duhet lëshuar pa e përmendur më këtë rast, deklarimin e Lavrovit, për temën e Ballkanit të Hapur, ku katërçipërisht  u bë e dituar së pas kësaj ideje  të rrezikshme qëndron jo vetëm Serbia ,  Edi Rama, por  edhe Rusia. Kjo ide  nuk dallon shumë nga ideja  shoviniste e Botës Serbe, apo janë edhe të njëjta. Perspektiva e shqiptarëve është Evropa e Bashkuar, dhe jo idetë e tilla të cilat na rrezikojnë seriozisht si dy shtete në Ballkan, dhe e rrezikojnë edhe qenien tonë kombëtare. Çdo nismë në të cilën i përzien duart Serbia , ne shqiptarët nuk duhet të marrin kurrë pjesë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".