'Ballkani i Hapur' iniciative e rrezikshme  interesit të boshtit sllav për importimin e ndikimit rus kundër integrimit në Bashkimin Evropian

Faik Krasniqi

  • 10 June 2022 - 18:55

Shkruan:ANALISTI – Faik Krasniqi

Kur Serbia insiston për diçka, do të thotë që interesi i tyre është shumë i madh. Ata nuk luftojnë për asgjë siç bëjmë ne shqiptarët. Nëse kësaj ja shtojmë edhe faktin që  Rusia është pro kësaj nisme, atëherë kjo është dëshmi që është interesi edhe përtej Serbisë. Interesi i boshtit sllav.

Nuk jam duke e kuptuar kryeministrin Rama pse po insiston aq shumë për këtë nismë. Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë përpjekje për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe jo në nisma të tilla. Aty duhet të jetë qëllimi, pse jo edhe të flasin njëzëri për këtë gjë me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, sepse është interes i përbashkët i të gjitha shteteve, gjë që do shuante konfliktet mes popujve të kësaj pjese të Evropës. Por jo të krijojnë nisma që nuk është interes i të gjithëve. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".