Në Kosovë duhet të zbarkon edhe FBI-ja për ta zbuluar lidhjen e ngushtë të prokurorëve e të gjyqtarëve me krimin e organizuar!

Në Kosovë duhet të zbarkon edhe FBI-ja për ta zbuluar lidhjen e ngushtë të prokurorëve e të gjyqtarëve me krimin e organizuar!
Në Kosovë duhet të zbarkon edhe FBI-ja për ta zbuluar lidhjen e ngushtë të prokurorëve e të gjyqtarëve me krimin e organizuar!

Dardan Grapci

  • 12 June 2022 - 09:00

Shkruan:ANALISTI – Dardan Grapci

Kam thënë shumë herë dhe do e them përsëri që gjyqtarët në Gjykatat e Kosovës janë njerëzit më të  korruptuar, siç e thotë populli, të korruptuar janë deri  në fyt, prandaj derisa kjo klasë e gjyqtarëve janë ende nëpër pozitat e tyre, shumë afera kriminale do të gjykohen vetëm sipërfaqësisht e formalisht, këto  skandale do të vazhdojnë, prandaj të mos presim gjykim meritor dhe të drejtë as në rastin e aferës së subvencioneve.



Unë mendoj se duke dënuar të dyshuarit me 6 muaj  burg për vjedhjen e subvencioneve është çmenduri, me këto procese gjyqësore është qesharake ta quash se Kosova po përparon në luftimin e korrupsionit, kur ne fakt ajo po qëndron e palëkundur me ndihmën e gjyqësorit në Kosovë. Askund në një shtet evropian, aziatik apo në SHBA nuk ndodhë që gjyqtarët të bëjnë  marrëveshje me të korruptuarit, kjo ndodhe vetëm këtu në Kosovë. Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës , ose duhet të fillojnë ta zbatojnë ligjin 100%  për të gjithë   ata zhvatës të shtetit, të gjithë shkelësit e ligjit dhe abuzuesit e detyrës zyrtare sipas nivelit të përgjegjësisë, ose le ti lirojnë nga burgu të gjithë ata që kanë vjedhur dru, celular apo ndonjë vepër tjetër qesharake, sepse këta në fakt e dinë që kanë bërë vepra penale, dhe e tregojnë të vërtetën pse e kanë bërë. Si ka mundësi që dikush që e ka marrë vetëm një karrocë dru në mal e dënojnë 7 vjet burg, kurse këta 21 persona që e kanë keqpërdorur fondin e subvencioneve i dënon me 6 muaj burg, dhe të tjerët i lirojnë duke i shpallur të pafajshëm. Nëse kjo quhet drejtësi, atëherë kërkoje nga SHBA-ja që ta sjellin në Kosovë një ekip special  të FBI-asë, për ti hetuar të gjithë gjyqtarët e pastaj të gjithë të  rikthehen e të gjykohen dhe  burgosen  së bashku  me të akuzuarit të cilët janë liruar duke e ditur që faktet ekzistojnë kundër tyre por kanë bërë pazare të pista me ta për interesa kriminale .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".