Interesat e nëntokës kriminale po e zvarritin edhe procesin e kompletimit dhe të funksionalizimit të plotë veprues të Gjykatës Komerciale

Interesat e nëntokës kriminale po e zvarritin edhe procesin e kompletimit dhe të funksionalizimit të plotë veprues të Gjykatës Komerciale

Hajrullah Tërnava

  • 14 June 2022 - 18:48

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Paralajmërimi i formimit të Gjykatës Komerciale ishte një kureshtje serioze për opinionin kosovar sepse me këtë vendim  për themelim të kësaj gjykate,  pritej që gjërat të lëvizin drejtë kompletimit dhe profilizimit të gjyqësorit në tërësi, dhe që Kosova të lëvizë drejtë aspiratave të saja për përafrim me procesin e anëtarësimit në BE, mirëpo me vonesat e deritashme, zhgënjimi i opinionit publik ka filluar të ta thellon akoma më shumë mosbesimin e kahershëm në drejtësi.

Vonesat  që po vazhdojnë ta mbajnë peng   bërjen e plotë funksionale të Gjykatës Komerciale  po japin sinjal të keq dhe po e zgjojnë dyshimin se edhe kjo gjykatë do të jetë e ndikuar nga grupet e interesit dhe lidhja e tyre me nëntokën e krimit të organizuar. Në këtë drejtim po duket se janë neglizhuar tepër gjatë, mbase edhe me skenar të qëllimshëm, fazat e kompletimit me stafin përkatës të  Gjykatës Komerciale, e cila në fillim të këtij viti është themeluar si trup e re brenda strukturës së gjyqësorit të Kosovës, në mënyrë që të avancohet sistemi i drejtësisë dhe te profilizohet në zgjidhjen e veçantë, me më shumë efikasitet dhe prioritet të lëndëve që ndërlidhen me problemet ekonomike, të fushës biznesore. Në fund të javës që po mbetet pas ka përfundon intervistimi i kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Komerciale, sipas një konkursi të shpallur nga KGJK-ja në fillim të marsit, më 4 mars 2022. Ndryshe me 20 prill 2022, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në ka bërë përzgjedhjen dhe emërimin e Kryetarit të Gjykatës Komerciale, pozitë të cilën ja kanë besuar gjyqtarit Mahir Tutuli. Mandati për këtë pozitë e kryetarit Tutuli është 5 vjet, duke llogaritur nga 21 marsi 2022. Gjyqtari Tuli vjen në këtë pozitë, nga pozita e gjyqtarit në Departamentin për Çështje Ekonomike. Është i diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2003, kurse provimin e Jurisprudencës E KA MBARUAR në vitin 2005, praktikën profesionale në Odën e Avokatëve të Kosovës në vitin 2003. Për një kohë kishte punuar edhe si shef i Zyrës Ligjore në “Kosovo Enteprise Programe – KEP” prej 2007 deri më 2008, ndërsa, më 2010 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë, ku dhe ka punuar deri më 31 dhjetor 2012. Në janar të 2013-ës, Tutuli është emërua gjyqtar në Departamentin për Çështje Ekonomike në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pozitë të cilën e ka mbajtur deri më 1 shtator 2015, kur edhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Edhe pse kjo gjykatë shumë e nevojshme për të zgjidhur më shpejtë lëndët që ndërlidhen me fushën e biznesit, procedura e funksionalizimit të saj është duke u zvarritur, dhe kështu po humbet gati një vit i plotë efektiv i punës voluminoze që e prêt këtë segment të ri në drejtësinë e Kosovës. Në pritje janë 9 mijë lëndë që duhet të procedohen në Gjykatën Komerciale. Të gjitha problematikat biznesore të deponuara në Gjykatat Themelore të Kosovës do të kalojnë për trajtim në Gjykatën Komerciale, e cila akoma është në fazën e kompletimit dhe në përgatitje për të filluar punën. Një gjykatë e tillë është më se e nevojshme dhe duhet të bëhet çmos për përshpejtimin e funksionimit të kësaj gjykate. Me vetë faktin që në pritje janë 9 mijë lëndë që duhet të procedohen në Gjykatën Komerciale, kjo  e arsyeton krijimin e shpejte të kësaj gjykate që të zgjidhen ato procedura gjyqësore që janë në pritje e sipër, të mos mbeten në pritje dhe të ngarkohet akoma më shumë gjykata me raste të reja.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".