Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së mundë t'i vlerësojë vetëm gjykata kompetente në Kosovë kur e merr verdiktin me  fuqi të  plotë juridike

Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së mundë t'i vlerësojë vetëm gjykata kompetente në Kosovë kur e merr verdiktin me  fuqi të  plotë juridike
Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së mundë t'i vlerësojë vetëm gjykata kompetente në Kosovë kur e merr verdiktin me  fuqi të  plotë juridike

Muhamet Kelmendi

  • 15 June 2022 - 09:40

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

 -Të drejtat e veteranëve të luftës dhe të invalidëve, përkatësisht statusin e kategorive të UCK-së, nuk mundë ta kufizojnë a ta mohojnë organet e shtetit me akte administrative dhe as me ndonjë ligj të ri, pavarësisht të dhënave. Mohimi i të drejtave të dhëna me ligj ndalohen vetëm me aktgjykim të gjykatave dhe atë vetëm atëherë kur e merr verdiktin me  fuqi të   plotë juridike.

Çdo intervenim nga Qeveria nëpërmjet Kuvendit për të bërë rivlerësimin e veteranëve të luftës së UÇK-së, të invalidëve dhe të drejtave tjera, është antiligjor dhe në Gjykatën Kushtetuese e fiton çdo paditës të drejtën ligjore. Maksimumin e bëri sot pozita. E ndau me ligj pensionin e veteranit nga paga minimale në vend.Kjo është e pa drejtë. Nuk mund të injorohen kështu veteranët e UCK-së. Mos rregullimi me ligj të veçantë të çështjes së veteranëve nuk i jep të drejtë pozitës të ua mohon veteranëve të drejtat ligjore të realizuara.Kategoritë e luftës së UÇK-së janë zgjidhur ne ligj. Ato janë parimisht të pa kontestuara.

Ligje mund të nxirren nga Kuvendi dhe Qeveria, ndërsa Kuvendi mund të krijon edhe komisione, mirëpo, ato nuk mund të rivlerësojnë vendimet e nxjerra në bazë të ligjit. Këtë e bënë gjykata me padi nga prokuroria. Prandaj, del se forma juridike e Qeverisë së Kosovës që nëpërmjet intervenimit ligjor për të bërë rivlerësimin e kategorive të luftës dhe për të shkëputur pensionin nga paga minimale është kundër Kushtetutës së Kosovës. Ajo formë e punës vetëm krijon konflikte juridike në Republikë. Kundër edhe duhet protestuar.Dihet se shqyrtimin e çdo lënde veç e veç e bëjnë prokuroritë në Kosovë dhe e vendosin gjykatat me aktgjykim. Pse gjykatat dhe prokuroritë nuk po punojnë është çështje e pushtetit në vend.

Natyrisht se Qeveria kërkohet të kujdeset për mirëvajtjen e sistemit. E nëse nuk funksionon, veprohet me masa shëruese. Është VETTING. Këto masa nuk janë çështje të veteranëve dhe as të grupit punues që ka caktuar dhe vendosur për veteranët. Gjykatat kërkohet të ndërmarrin masa. Por, nëse prokurorët nuk paraqesin akuza kundër keqbërësve, gjykatat nuk kanë se si të veprojnë. Kush do të përgjigjet dhe sa do të jetë dënimi e përcakton Kodi Penal. Këtë kërkohet që gjykatat ta zbatojnë me përkushtueshmëri. Dëshira për të dënuar nuk është e mbështetur në shtet ligjor. Mund të paraqiten e dëshira e dëshira, kërkesa e mbi kërkesa, por masa gjyqësore e gjykatës shqiptohet në bazë të ligjit dhe në emër të popullit. Mundësi tjetër juridiko-ligjore nuk ka.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"