Kërkohet ndryshim urgjent i ligjit për hetim dhe verifikim të prejardhje së pasurisë, mjaft me mashtrim dhe improvizim!

Kërkohet ndryshim urgjent i ligjit për hetim dhe verifikim të prejardhje së pasurisë, mjaft me mashtrim dhe improvizim!
Kërkohet ndryshim urgjent i ligjit për hetim dhe verifikim të prejardhje së pasurisë, mjaft me mashtrim dhe improvizim!

Hasan Preteni

  • 17 June 2022 - 07:37

Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni

Të sigurohet baza juridike që mundëson vërtetësinë e prejardhjes së pasurisë dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Vazhdimi me këtë avaz, vetë kënaqësia me këtë punë që tani veç e ka tejkalua qëllimin e vendosur në vitin 2005, është humbje kohe dhe pa asnjë efikasitet, e pa dobishme dhe e kushtueshme.

-Ligjërisht duhet ndryshuar bazën juridike që e përcakton mënyrën e kontrollit të pasurisë. Me verifikimin e saktësisë së deklarimit të pasurisë nënkupton që zyrtarëve të caktuar ju bëhet krahasimi i të dhënave në dokumentacionet e institucioneve relevant me deklaratën e paraqitur në formular. Me saktësisht, zyrtari i ka deklaruar të ardhurat, të hyrat financiare për një periudhë të caktuar e tani Agjencia kërkon nga institucioni ku punon ai zyrtar se sa saktësisht ka pranuar në atë periudhë. Bëhet krahasimi i tyre dhe nëse ka diskrepancë në mes reales dhe të deklarueses atëherë trajtohet si rast "deklarimit të rrejshëm" Ne këtë mënyrë trajtohet edhe pasuria e paluajtshme,bizneset private dhe ashtu me radhë.

Hetim administrativ. Në asnjë mënyrë nuk ftohet zyrtari për të dëshmuar mënyrën e krijimit të asaj pasurie. Përfundon hetimi pa e ditur zyrtari se ai është "hetuar" Në variantin se ka të gjetura mos përputhëse atëherë Agjencia ushtron kallëzim penal tek prokurorit kompetente. Në disa raste edhe ngritën aktakuzat të cilat përfundojnë me ndonjë dënim qesharak. Mundë të ketë mospërputhje milionëshe dhe dënime me kusht. Nuk ja vlen barra qiranë. E gjitha kjo duhet të ndryshohet. Të sigurohet baza juridike që mundëson vërtetësinë e prejardhjes së pasurisë dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Vazhdimi me këtë avaz, vetë kënaqësia me këtë punë që tani veç e ka tejkalua qëllimin e vendosur në vitin 2005, është humbje kohe dhe pa asnjë efikasitet, e pa dobishme dhe e kushtueshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".