Zoti e shpëtoftë Kosovën nga Shqiptaret!...

Zoti e shpëtoftë Kosovën nga Shqiptaret!...
Zoti e shpëtoftë Kosovën nga Shqiptaret!...

Ismail Muçiqi

  • 17 June 2022 - 09:09

Shkruan Gazetari Ismail Muciqi

Zhvillimet e fundit në skenën politike të Kosovës janë shumë  shqetësuese për të ardhmen e vendit dhe për stabilitetin e përgjithshëm të institucioneve të Shtetit. Janë ngritë në këmbë grupet e interesit nga partitë politike nga grupet dhe klanet e ndërmarrjeve publike nga shoqatat e veteranëve duke i atakuar Institucionet Demokratike të Shtetit dhe mekanizmat tjerë të Sigurisë. Këto veprime me plotë hile dhe prapavi për interesat e caktuara politike po e rrezikojnë stabilitetin dhe perspektiven Evropiane të Republikës së Kosovës. Kjo po ndodh në kohën kur e gjithë Bota është në panik për Sigurinë Globale për shkak të luftës në Ukrainë dhe krizave më të ndryshme nëpër vendet dhe Kontinentet e Botës.

Sot diplomacia Botërore po përballet me tendencat të Rusisë cariste e cila përmes politikës fashiste po e rrezikon paqen në Evropë dhe më gjerë. Bota po përballet me krizën më të thellë ekonomike me qmimet astronomike të naftës, të gazit, deri tek kriza [mungesa] e artikujve elementar për ushqimin e njerëzimit. Politika Shqiptare me veprimet e saja antidemokratike ka arrite në shkallën më të lartë të përqarjes dhe urrejtjes ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.

Organizimi i protestave që po ndodhin kohëve të fundit janë puro politike kundër Qeverisë dhe institucioneve legjitime të Shtetit të Kosovës. Janë ngritë në këmbë të ashtuquajtura “sindikata të punëtoreve” në emër të cilave flasin individ tani më të njohur për opinionin të cilët po bëjnë përpjekje që të krijojnë sa më shumë kaos dhe turbulenca në shoqëri. Problem mbi probleme me të cilën po ballafaqohen institucionet e Shtetit janë edhe Shoqatat e Veteranëve të UÇK-së të cilët sot protestuan para Parlamentit dhe Institucioneve tjera të Kosovës. Tani më kjo që po ndodh nuk donë koment.

Qdo respekt për Veteranët e vërtet të luftës por me listat e kësaj kategorie u bënë manipulime dhe keqpërdorime të cilat tani pasojat po i bartin institucionet e shtetit dhe qytetaret taksapagues të Kosovës. Qytetaret e Kosovës kanë halle dhe probleme më të ndryshme por janë shumë të shqetësuar për zhvillimet dhe ngjarjet që po manifestohen kohëve të fundit. Këtij zjarri nuk ka dyshim se po i frynë edhe një numër i komandanteve dhe liderëve politikë të cilët janë të njohur për opinionin, e të cilët i kanë humbur pozitat në pushtet, e tani asesi nuk po mund të pajtohen me realitetin dhe me votën e popullit. Këto turbulenca me ngjyrë politike janë shumë të rrezikshme dhe me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit. Ta bllokosh foltoren e Parlamentit, duke u paguar nga taksapaguesit e Kosovës nuk është asgjë tjetër përpos opstrukcion ndaj funksionimit normal të mekanizmave të institucioneve të shtetit.  

Si të dilet nga kjo krizë.?

Është Koha e fundit që Qeveria Parlamenti dhe Presidenca ta zgjedhin njëherë e përgjithmonë problemin dhe statusin e veteranëve të UQK-së. Rruga më e drejtë është që institucionet e shtetit të marrin qëndrim dhe vendim që ti detyrojnë ish komandantët e zonave të luftës dhe personalitetet tjera që ishin pjesë e Shtabeve të UQK-së që ata të marrin përgjegjësinë për listat, numrin dhe emrin e vërtetë të veteranëve të luftës. Kjo është obligim dhe përgjegjësi shtetërore dhe kombëtare për të dalur nga ky kaos të cilin e kanë krijuar komisionet e papërgjegjshme të cilat kanë vendos për listat e Veteranëve të UÇK-së. Populli i Kosovës tani më është në gjendje të vlerësojë individin subjektin politikë, liderin partiak, deputetin dhe të gjitha strukturat udhëheqëse se kush është duke punuar për të mirën e Kosovës e kush po qon ujë në mulli të huaj. Kosovës i duhet stabilitet menquri, punë dinjitet, për të ecur në rrugën e drejtë në të cilën synon ky popull i shumë vuajtur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".