Qeveria duhet ti mbaj fuqishëm frenjat në dorë...!

Qeveria duhet ti mbaj fuqishëm frenjat në dorë...!
Qeveria duhet ti mbaj fuqishëm frenjat në dorë...!

Shefik Shkodra

  • 17 June 2022 - 15:16

Shkruan: Shefik Shkodra

 Deputeti i popullit? Apo deputeti i grupit të interesit?! Personi i kërcënimeve, i ofendimeve të tjerëve, apo personi që duhet ta luajë rolin e zëdhënësit të sovranit, pavarësisht mini-provincave. Secili do të duhet të matet dhe të mendojë se çka mund të  zbrazë nga goja e vet para këtij populli. Secili duhet të ruajë pak moral për ta konsideruar veten si përfaqësues të qytetarëve. Jo të lëshojë fjalë e fjali kaq banale e aq të pa “kripë”, si ndodh me ju disa deputetë nga opozita. Çka u ka bërë Adem Demaçi, që e përfolni edhe pas vdekjes tashmë? Mos ishe ti e ai tjetri në burgjet jugosllave më shumë se ai, për interesin e kësaj Kosove?! Nëse njëri është nga rrethina e Pejës apo Mitrovicës, nuk do të thotë se, ai mbron veç interesa grupore e klanor dhe ai mund të ofendojë e të lëshojë parulla e shprehje shumë ofenduese të tjerëve. Nëse ndonjëri ishte luftëtar për një muaj a dy, nuk do të thotë se ai e kishte lirinë në xhep dhe na dha dhuratë për mëshirë. Nëse ndonjëri si pjesëtar i  luftës së fundit, nuk do të thotë çka t’i vijë në gojë për të tjerët, apo duke mos u distancuar nga arsenali i shprehjeve të fëlliqtë të kolegut. Ti zotëri paske luftuar dy apo tre muaj, këtu në mes të këtij populli ka pasur luftëtar qe një shekull pa shkëputur. Nuk ka fare dilemë.

Nuk ka filluar me ty e as s’mbaron çdo gjë historike. Nuk mund të thuash se, ne që kemi luftuar dje jemi atdhetarë, ndërsa ju shumica jeni “pro jugosllav e pro serb, ju jeni shumica!”  Ndërsa pakica ishte “ajka” kombëtare, demek, ti qenke ai që paske pikë nga qielli. Në bazë të cilës tezë a teori i përdor këto shprehje për të ndarë kombin e këtij vendi në dysh? A ka më shëmti më të madhe se të ngrihesh nga vendi si një harambash e t’ia ndalosh fjalën të tjerëve.

Nuk ka më krim se ti të mendosh veten si përfaqësues i këtij vendi dhe t’u heqësh instrumentet në foltore kolegëve të tu, do të thotë, t’ua ndalosh fjalën e lirë për të cilët janë të thirrur. Ua ndalon se nuk janë me mendjen tënde të ngushtë. Çfarë mund të thuhet për mikun e qiftin tënd? Kush ju paguan ju me ato sharje dhe kërcënime? Kështu mendoni ju të arrini në pushtet me dhunë e terrorizime?! Kështu i ofendoni qytetarët kur ju dëshironi, jeni nervoz, a?! Kështu e vandalizoni Parlamentin, jo për tradhtinë ndaj vendit që ka bërë pozita, po për qejfin dhe kryeneçësinë e për interesa të juaja. Për keqpërdorimet dhe rehatinë e juaj. Krejt si pronë private institucionet, a? S’keni faj. Keni qenë të mësuar kështu dhe keni menduar se, Kosova është një oazë, në të cilën grupe klanesh kanë veç përfitime, me një status quo, për qejfin e juaj. Sefa! Uluni me pozitën dhe vëni një marrëveshje edhe për Veteranët. Mos e mendoni dhunën, me ç’rast e treguat veten në organizime të sërishme kundër qeverisë. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".