Më 23 qershor Bashkimi Evropian duhet ti jep përgjigje pozitive Kosovës për liberalizimin e vizave

Më 23 qershor Bashkimi Evropian duhet ti jep përgjigje pozitive Kosovës për liberalizimin e vizave
Më 23 qershor Bashkimi Evropian duhet ti jep përgjigje pozitive Kosovës për liberalizimin e vizave

Faik Krasniqi

  • 19 June 2022 - 09:04

Shkruan:ANALISTI- Faik Krasniqi

Qytetarëve të Kosovës i është bërë padrejtësia më e madhe nga Bashkimi Evropian. Jemi shteti i vetëm në Evropë pa Liberalizim të vizave. Por më 23 qershor besoj që Këshilli i Evropës më në fund do të merr vendim përfundimtar për liberalizim të vizave për Kosovën. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe Miroslav Lajcak, pa dashur të përmend data se kur mundë të lëvizim.

Nëse vendimi merret me 23 qershor, atëherë brenda pak muaj ose deri në fund të vitit mund të lëvizim pa viza. Besoj që çdo bllokim i integrimeve evropiane lidhet me Francën. Ajo ka qenë bllokuesja më e madhe e liberalizimit të vizave për Kosovën, por edhe mos dhënia e statusit kandidat për Shqipërinë, Maqedoninë Veriore dhe Bosnjën. Për shkak të agresionit rus do të përfitojnë edhe Ukraina e Moldavia, e para në luftë me Rusinë dhe e dyta e kërcënuar për t'u pushtuar. Kjo është arsyeja që me 23 qershor do të merren shumë vendime pozitive, sepse të dielën në Francë ka zgjedhje dhe s'ka më arsye që Macron të bëhet bllokues për asgjë. Nuk bënë të harrojmë dhe falënderojmë presion gjerman dhe sidomos kancelarin Scholz. Ai zaten në planprogramin qeveritar e ka futur liberalizimin e vizave për Kosovën, si dhe integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Shumë gjëra të mira do të ndodhin gjatë mandatit të tij. Udhëheqës shumë pragmatik.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".