Opozita  e afërt me veteranët po luan një lojë të dëmshme me ligjin që e kanë shkruar nëpër oda!

Opozita  e afërt me veteranët po luan një lojë të dëmshme me ligjin që e kanë shkruar nëpër oda!
Opozita  e afërt me veteranët po luan një lojë të dëmshme me ligjin që e kanë shkruar nëpër oda!

Blerim Burjani

  • 19 June 2022 - 16:42

Shkruan:ANALISTI- Blerim Burjani

Ligji i tanishëm është shkruar nëpër oda por nuk ngjason në një ligj normal të arsyeshëm dhe me kuptim. Pra duhet të reformohet ligji në radhë të parë. Në radhë të dytë duhet të pastrohen listat, e pastaj të ndahet buxhet për këtë kategori. Ndryshe nuk ka kuptim, nuk ka racionalitet.

Me problemin e veteranëve,  të  dy palët po bëjnë politik, loja e absurdit ka filluar  filluar me atë taktiken e njohur tërhiqe, ngrejë e mos e këputë. Kjo është  një lojë e pa dobishme politike në demokraci. Sjelljet e tilla më tepër ngjasojnë në politikë komuniste, ku palët sillen në mes paditurisë   dhe inferioritetit, kjo nuk quhet politikë, për arsye se është para politikë , jo pjekuri politike qeverisëse, është padituri. Ideja e kësaj qeverie është të mos shpenzoj kotë para, nga mos dija ka mbetur shteti pa investime kapitale dhe pa asgjë. Nëse ndalen të gjitha proceset kuptohet se ndalet edhe jeta edhe korrupsioni dhe çdo gjë tjetër. Për veteranet duhet të gjendet solucion ligjor adekuat, ligji aktual ka përplot defekte.  Ligji i tanishëm është shkruar nëpër oda por nuk ngjason në një ligj normal të arsyeshëm dhe me kuptim. Pra duhet të reformohet ligji në radhë të parë. Në radhë të dytë duhet të pastrohen listat, e pastaj të ndahet buxhet për këtë kategori. Ndryshe nuk ka kuptim, nuk ka racionalitet. Pra s’ka arsyeshmëri, por duhet gjetur arsyeshmëri normale për  të zbatuar diçka të zbatueshme të mundshme. Opozita  e afërt me veteranët po luan një lojë të dëmshme për këtë kategori. Ata si veteran e dinë çka duan dhe duhet të lihen  rehat nga politika për të negociuar nëse ka diçka për  negociata.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".