Tirana dhe Prishtina duhet  të bashkohen fuqishëm  për çështjen e madhe kombëtare

Tirana dhe Prishtina duhet  të bashkohen fuqishëm  për çështjen e madhe kombëtare
Tirana dhe Prishtina duhet  të bashkohen fuqishëm  për çështjen e madhe kombëtare

Muhamet Kelmendi

  • 21 June 2022 - 10:29

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Në politikë ka pikëpamje unifikative dhe kundërshtime të ndryshme. Bashkimi i masave në një subjekt realizohet në bazë të një ideologjie të njëjtë politike. Me atë platformë realizohet bashkimi politik edhe ndërtohen marrëdhëniet ndërpartiake e ndërshtetërore. Tash kemi dy politika që zhvillohen në hapësirën shqiptare. Këtu nuk e futi fare politikën e shqiptarëve në Maqedoninë veriore. Ajo nuk ka asnjë ideologji dhe ndërtohet mbi bazat e përcaktuara nga qendrat e jashtme dhe nga interesat grupore.

Në Tiranë kemi një politikë shumë të ndërlikuar e që po bëhet nga Edi Rama nëpërmjet PS-së të Shqipërisë. Kjo politikë është e paqartë dhe nuk mundë të futet në politikë të majtë a të djathtë, të qendrës së majtë apo të asaj të djathtë. Është një politikë e të gjitha përcaktimeve ideologjike. Këtej nuk mund të përcaktohet z.Rama në monjë grup ideologjik me punën që bënë, qoftë brenda vendit, qoftë në raport me jashtë. Sidomos në raport me Serbinë e kriminelit Vuçiq dhe me "Ballkanin e Hapur", z. Rama nuk po arrin të marr me vete Republikën e Kosovës. Në këtë çështje kemi ndarje të ashpër midis Tiranës dhe Prishtinës. Zaten, ndarje ka edhe në shumë fusha të ndryshme, mirëpo ka edhe dakordime dhe këtu kemi edhe shumë marrëveshje që u nënshkruan dhe për të cilat nuk dihet fati. 

Bashkëpunimi midis Tiranës dhe Prishtinës është shumë i ultë. Prishtina po bënë një politikë jo kosenguente dhe me luhatje të mëdha. Nuk ka qëndrime për shumë çështje jo vetëm në Ballkan dhe në Evropë, por edhe përtej oqeanit. I mungon një platformë qeverisëse. Mbështetur në këtë gjendje të krijuar kemi fërkime të ashpra midis z.Rama dhe z Kurti. Kjo vjen nga shumë çështje të ndryshme dhe nga mos bashkëpunimi midis dy qeverive. Tirana dhe Prishtina vuajnë nga pozita e të parit që tërheq me veti edhe dëgjueshmërinë e të dytit. Tamam si fjala popullore: "Dy atëllare nuk lidhen bashkë". Tirana e ka atëllar Edi Ramen, ndërsa tash e ka atëllar Prishtina Albin Kurtin. Të dy këto qeveri udhëhiqen në mënyrë autoritative. Atë që e përcakton z.Rama e merre PSSH dhe Qeveria në Tiranë, sikundër edhe ajo që caktohet nga z. Kurti, në mënyrë autoritative e merr Qeveria dhe VV në Prishtinë. Këtu është burimi i fërkimeve.

Të dy duan të jenë të parët. Pra, nuk është fakt se "Ballkani i Hapur" e ka ndarë z.Rama nga z. Kurti. Për këtë as që bëhet fjalë. Ndarja vjen nga pretendimet për të parin vend në skenën politike shqiptare. Këtej kërkohet dhe punohet që të rrezohet kjo apo ajo qeveri.  Në Tiranë është ulur z.Rama fortë në karrigen e Kryeministrit. Edhe në Prishtinë kemi një stabilitet të fortë të Qeverisë Kurti. Qeveria Kurti i ka mbi 50% të votave. Kështu është bërë e pamundshme udhëheqja nga njëri a tjetri në hapësirën shqiptare. Dhe, natyrisht se punohet për rrëzimin e qeverise.  Thënja: "Z.Kurti e rrëzon vetëm Kurti" . Kjo thënia tregon se punohet për rrëzimin e Qeverise Kurti. Më qartë nga citati i tillë nuk del vullneti për rrëzim. Kuptohet se me këtë citat, z.Rama, ia tërhoqi vërejtjen z.Kurti për te mos bllokuar "Ballkanin e Hapur". Ai kështu kërkoi anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm, sikundër edhe dialogimin me shtetin serb. Thënia " Albinin e rrëzon Albini" këtu e ka burimin. Thjeshtë ose eja në këtë rrugë ose Albini do të rrëzohet vetë pse nuk pranon këto dy rrugë të mëdha.

"Serbia është në pozitë të rëndë dhe gjendet në mes të perëndimit dhe të lindjes" ishte deklarata e z.Rama. Dhe, me që është kështu, vazhdon: " Kërkohet të punohet me shtetin serb për të mos u radikalizuar Serbia. E nëse bëhet kështu, Shqipëria është në anën me Kosovën". Kjo është një deklaratë me dy kuptime:

Në njërën anë, kërkohet bashkëpunim, që gjoja të ruhet nga radikalizimi Serbia dhe,  në anën tjetër, përcaktohet pozita e Kosovës dhe e Shqipërisë. Por, ajo që u la këtu pa u përmend është fakti se Serbia është shumë radikale dhe se është kërcënim i hapur për luftëra të reja në Ballkan. Militarizimi shtetit serb tregon këtë qëllim. Armatosja e shtetit serb nuk bëhet për pëllumba, por thjeshtë kundër Kosovës dhe shqiptarëve dhe popujve e shteteve në Ballkan. Këtë e ka deklaruar qartë Beogradi. Duke i ditur këto të dhëna janë anormale fërkimet midis z. Rama dhe z.Kurti. Shqiptarët janë të ndarë në shumë shtete. Kjo gjendje detyron bashkëpunim të fortë të Shqipërisë dhe të Kosovës.Koha nuk është për ndarje, por për bashkim të forcave shqiptare, sepse vetëm kështu ruhet qenja shqiptare në Ballkan. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".

 

 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".