Me fshesën e  Vettingut të pastrohen të gjitha institucionet, edhe  drejtësisë edhe politika

Me fshesën e  Vettingut të pastrohen të gjitha institucionet, edhe  drejtësisë edhe politika
Me fshesën e  Vettingut të pastrohen të gjitha institucionet, edhe  drejtësisë edhe politika

Dardan Grapci

  • 21 June 2022 - 19:00

Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci

Marrja e dritës së gjelbër për Vettingun nga ana e Komisionit të Venecias, është një fitore e madhe e ministrisë së drejtësisë së Kosovës për ta quar përpara dhe realizuar në plotëni reformën  e premtuar në sistemin e drejtësisë.

Unë  uroj që të gjithë deputetët e Kosovës ta votojnë pakon ligjore të Vettingut, edhe pse e kam të qartë që partitë opozitare do të tentojnë ta bllokojnë këtë proces, sikurse që ka ndodhur të enjten e kaluar bllokimi i votimit për tërheqjen e 30% nga Trusti. Nëse është e vërtetë që mekanizmat e pavarur do të jenë ata që do ti gjykojnë të gjithë gjyqtarët, kryegjyqtarët, prokuroret dhe kryeprokurorët, atëherë ia vlen të theksohet se shumica nga këta do mbesin pa punë dhe do të arrestohen. Gjithashtu uroj që pas kategorisë së gjyqtarëve të hetohen edhe politikanët duke ia filluar nga pozita më e lartë e shtetit, Presidentja e tutje. Vetëm në këtë mënyrë mundë të rikthehet  besimi i plotë tek qytetarët. Mirëpo që në fillim e kam një pyetje në të cilën mbase ditëve në vijim duhet ta jep përgjigje Kryeministri Kurti nëse do të hetohen edhe zyrtarët e pakicave, që vijnë nga  partitë e pakicave të cilët janë në Kuvend? Sa do të pranojnë të hetohen ata persona të cilët janë pjesë ose e kanë mbështetjen politike  të grupit të  listës serbe,  duke e ditur që ata po paguhen edhe nga Beogradi?  

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".