Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dera e vetme e hapur për anëtarësim në BE

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dera e vetme e hapur për anëtarësim në BE
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dera e vetme e hapur për anëtarësim në BE

Blerim Burjani

  • 22 June 2022 - 19:00

Shkruan:ANALISTI- Blerim Burjani

Tash  është momenti kritik kur Serbia duhet të zgjedh një rrugë sa më parë për të ja hapur mundësinë vetes për në BE. Serbia e di se pa e njohur Kosovën nuk shkon në BE, e kjo e pengon dhe i jep fund kësaj teme. Tash koha po ecën shpejtë  dhe pa ndonjë vendim më pozitiv për Serbinë.

Nëse  më në fund  ndryshon qasja e BE-së në procedurat e deritashme tepër burokratike të anëtarësimit të  vendeve  në familjen evropiane, nëse  ky ndryshim ndodhë më në fund duke e kaluar   “pragun”  në samitin e 23 qershorit, për ta qartësuar  pa asnjë  dilemë  perspektivën e shteteve të rajonit për  integrim të shpjet në BE dhe  shkëputjen e sigurt nga përpjekjet për zgjerimin e ndikimit rus nëpërmes të satelitit të izoluar të Serbisë në këto hapësira, kjo do të ishte  hap i madh i BE-së. Deri më tash Serbisë i është tërhequr vërejtja  në vazhdimësi,  qe një kohë të gjatë për tu shkëputur nga ndikimi  rus, pikërisht për shkak se Rusia ka shkel  edhe në të kaluarën, e sidomos tani më ndërhyrjen në Ukrainë, të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.  Sidoqoftë  Serbia nuk ka lejuar assesi që të ndikohet  dhe të prishen këto raporte me Rusinë. Tani më së fundi  këto vërejtje kundër shtetit serb, për të njëjtën çështje, po vinë duke u përsëritur sepse  shteti serb po e përdorë gabimin e deritashëm të BE-së  dhe SHBA-ve që  u nxituan dhe ja  mundësuan  Serbisë hapjen e procesit për anëtarësim në BE akoma pa u sigurua mirë e saktë se  Serbia nuk do të shkelë parimet e BE-së. Sido qoftë vërejtjet e fundit kundër Serbisë, për shkak të përafrimit të saj me Rusinë janë serioze, dhe nëse nuk dëshiron të veproj në pajtim me rregullat  ndërkombëtare, por vazhdon  me  shkeljen  e raporteve ndërkombëtare dhe obligimeve ndërkombëtare atëherë aty është  edhe fundi i saj. Tash  është momenti kritik kur Serbia duhet të zgjedh një rrugë sa më parë për të ja hapur mundësinë vetes për në  BE. Serbia e di se pa e njohur Kosovën nuk shkon në BE, e kjo e pengon dhe i jep fund kësaj teme. Tash koha po ecën shpejtë  dhe pa ndonjë vendim më pozitiv për Serbinë.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".