Po vjen Vettingu i shumë pritur, po e presin nën ethe  prokurorët e gjyqtarët e korruptuar

Po vjen Vettingu i shumë pritur, po e presin nën ethe  prokurorët e gjyqtarët e korruptuar

Hajrullah Tërnava

  • 23 June 2022 - 18:59

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Tani edhe nga ky aspekt i vendimeve që po ndërmerren kohëve të fundit nëpër gjykata,  qartë po shihet se disa nga vendimet janë të ndikuara nga frika e ballafaqimit dhe ndëshkimit me goditjen e VETTING-ut. Një vendim i drejtë dhe meritor është marr së fundi nga Gjykata Supreme e Kosovës e cila ka refuzuar kërkesat për mbrojtje ndaj katërmbëdhjetë policëve të njësisë rajonale të trafikut të dënuarve për korrupsion, marrje të ryshfetit.

Në situatë të tillë,  sikur që tani gjendet Kosova, me krime të lloj llojshme, dhe duke e pritë miratimin e ligjit të Vettingut,  e sidomos kur tani po dihet qartë se edhe Komisioni i Venecias e ka dhënë pëlqimin për miratimin e këtij ligji, tani kanë  filluar të zgjohen edhe shqetësimet e frikshme  te strukturat e ndryshme që janë të përfshira në këto krime që  me vite e kanë katandisur Kosovën. Është e kuptueshme se  qysh tash  ka filluar gradualisht të ndikon Vettingu në ardhje, në hallka të caktuara të sistemit të drejtësisë, akoma pa u dërguar për miratim në Kuvend, por vetëm me mbështetjen që ka marr nga mekanizmat ndërkombëtar, nga përfaqësitë diplomatike në Kosovë dhe Komisioni i Venecias. Tani edhe nga ky aspekt i vendimeve që po ndërmerren kohëve të fundit nëpër gjykata,  qartë po shihet se disa nga vendimet janë të ndikuara nga frika e ballafaqimit dhe ndëshkimit me goditjen e VETTING-ut. Një vendim i drejtë dhe meritor është marr së fundi nga Gjykata Supreme e Kosovës e cila ka refuzuar kërkesat për mbrojtje ndaj katërmbëdhjetë policëve të njësisë rajonale të trafikut të dënuarve për korrupsion, marrje të ryshfetit. Korrupsioni në radhët e policisë, edhe pse nuk ka marr akoma përmasa për tu alarmuar, është një fenomen që është kapur në flagrancë në shumë raste të ndryshme dhe kundër të përfshirëve në këtë abuzim me ligjin dhe detyrën zyrtare është vepruar, duke i ndaluar. Ndaj të njëjtit, janë ngritur kallëzimet penale dhe dënuar, dhe ndaj të tjerëve procedurat janë duke vazhduar. Për një mega aferë korruptive në radhët e policisë së Kosovës, ka vendosur së fundi Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të katërmbëdhjetë policëve të dënuar, secili veç e veç për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit në vazhdimësi, duke i refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësve të të dënuarve dhe kërkesat e të dënuarve të ushtruara kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës. Në interpretimin e supremes thuhet se Gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar se nga orari ditor i punës i Drejtorisë Rajonale të Policisë dhe Raporti i patrullës së Njësisë Rajonale të trafikut, të dënuarit në vazhdimësi, pasi që kanë ndaluar drejtuesit e veturave dhe pasi që kanë komunikuar me ta u kanë shpjeguar kundërvajtjen e kryer dhe dënimin i cili mund t’u shqiptohet dhe me këtë rast në mënyrë të qartë është specifikuar data dhe koha kur të dënuarit kanë marrë shuma të parave me qëllim që ndaj drejtuesve kundërvajtës të mos shqiptojnë tiketa, përkatësisht dënime për kundërvajtje. Gjykata Supreme e ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë me rastin e shqiptimit të dënimit ka zbatuar drejt edhe dispozitat e ligjit penal dhe të dënuarve iu ka shqiptuar dënime brenda kornizës së përcaktuar të dënimit për këto vepra penale, bazuar në dispozitën e nenit 428 par.1 të KPRK-së, duke përfshirë me suspendim nga puna dhe ndalim të ushtrim të detyrës në Policinë e Kosovës dhe dënimet me burg. Kjo formë e ndëshkimit të krimit brenda institucioneve zbatuese të ligjit, në preventivë  është një refleksion që flet për detyrimin e institucioneve të drejtësisë për shkëputje nga lidhja me rrjetet e krimit për shkak të përafrimit të procesit të VETTING-ut. Ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu është zotuar për procedurë të përshpejtuar, për ta dërguar Vettingun në Kuvend para pushimeve të verës, për ta kaluar, për ta debatuar dhe miratuar, në mënyrë që edhe nga vjeshta për të filluar dhe për ta zbatuar. Sa me pare te fillohet zbatimi i këtij ligji në fjalë, krimi në përgjithësi do të luftohet si kurrë deri më tani, prandaj edhe qytetaret janë duke e pritur  këtë ligj me kureshtje e për të mirën e vendit tonë. 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".