Fushatë mashtruese Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për të ju kundërvënë Gjykatës Speciale

Fushatë mashtruese Kryeministrit  të Shqipërisë Edi Rama për të ju kundërvënë Gjykatës Speciale

Hajrullah Tërnava

  • 24 June 2022 - 18:49

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Gjithsesi se deklaratat e Kryeministrit Rama, në raport kundërshtues ndaj Gjykatës Kushtetuese janë një monedhë fallco për ta blerë paqen në politikanët e Kosovës të cilët po i nënçmon dhe sfidon, duke e mbështetur projektin për Ballkanin e Hapur, një projekt që siguron dominimin ekonomik dhe politik të Serbisë në rajon, e që përfundimisht ka lidhshmëri me politikat pro ruse, e që këto shtete të cilat i bashkëngjiten kësaj iniciativës hërdo kurë do të jenë në aleancë me Rusinë, dhe përmes këtyre shteteve Rusia do të ketë ndikim në këto pjesë të Evropës me politikat e saja permanente diktatoriale sikur që po tregohet edhe në këtë luftën me Ukrainën.

Politikat e Edi Rames në raport me Kosovën janë aq kundërshtuese sa që vërehen në shumë aspekte,  e sidomos tani nga kur është bërë  temë Ballkani i Hapur. Populli shqiptar nga Kosova ka përjetuar shumë vuajtje nga serbët me ato vrasje dhe gjenocidin  që është  kryer ndaj popullit tone si në të kaluarën e largët  por edhe në këto kohëra të luftës së fundit, prandaj sjelljet e një Kryeministri të Shqipërisë sikur që është Edi Rama, e kur ai haptas i qëndron pranë Vuçiqit, është sjellje jo seriozë në raport me interesin kombëtar shqiptar. Aq më tepër kur dihet qëndrimi i tij edhe gjatë luftës kur eksponohej  dhe  thoshte se kush e vranë një serb në kemi me i vra 100 mysliman. Kështu sillej deri sa ishte  në qeverinë e Millosheviqit, në postin e Ministrit të asaj qeverie, prandaj kur Kryeministri  i Shqipërisë e neglizhon popullin shqiptar të Kosovës, e kur dihet që  të dy këta popuj si i Kosovës ashtu edhe i Shqipërisë janë vëllezër, është i pa kuptueshëm një qëndrim i përafërt i Rames me Vuçiqin kur ai si gjatë luftës dhe pas vazhdon me politika armiqësore ndaj Kosovës Kur jemi te  deklarimet  e Kryeministrit Edi Rama kundër Gjykatës Speciale,  deklarimet e tilla ishin deklarime  mashtruese dhe manipulative të  i cili kinse  haptas u shprehë kundër Gjykatës Speciale, ku gjenden të burgosur dhe nën aktakuza krerët kryesor të luftës së UCK-së, dhe të tjerët pritet të arrestohen në  ditët në vijim. Pas mbledhjes së të dy qeverive në Prishtinë, kryeministri Rama është zotuar se në fillim të vjeshtës, në shtator, Qeveria e tij do t’i drejtohet Këshillit të Evropës për raportin e Dick Martyt, mbi bazën e të cilit, dyshimeve që ngritë ai raport, është krijuar edhe Gjykata Speciale. Ai ka thënë se janë  duke e përgatitur një rezolutë për Kuvendin e Shqipërisë, derisa ai  personalisht do të shkon në Strasburg, në rastin më të parë, mbase në shtator, për t’iu drejtuar Këshillit të Evropës për një fakt, i cili bëhet gjithnjë e më shqetësues në këndvështrimin e tij është pa bazueshmëria totale e raportit të Dick Martyt, si dhe influenca ruse mbi këtë përrallë të një shtëpie të verdhë dhe të trafikut të organeve. “Duke pasur parasysh që akuza e trafikut të organeve është një akuzë e përsëritur edhe në kontekste të tjera nga ana e propagandës ruse, duke pasur parasysh që në KS të OKB Rusia ka goditur sërish dhe duke pasur parasysh që në aktakuzën ndaj Hahsim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit nuk ka edhe asnjë fakt të lidhur me raportin e Dick Martyt, që ishte gjithë rruga që u mor shkas për të shkuar deri tek Gjykata Speciale. Për këtë dikush duhet të hapi veshët, të dëgjojë, bota duhet ta dëgjojë, sponsorët e atij Tribunali duhet ta dëgjojnë. Ai Tribunal u formulua për t’i dhënë përgjigje akuzave të ngritura nga Dick Marty. S’ka asnjë gjë në aktakuzë. Zero. Dhe ne kemi të gjithë të drejtën që të besojmë se këtu janë duar aspak dashamirëse me Kosovën dhe shqiptarët që e kanë nxitur këtë raport”,  ka thënë  kryeministri  i Shqipërisë  Edi Rama. Gjithsesi se deklaratat e Kryeministrit Rama, në raport kundërshtues ndaj Gjykatës Kushtetuese janë një monedhë fallco për ta blerë paqen në politikanët e Kosovës të cilët po i nënçmon dhe sfidon, duke e mbështetur projektin për Ballkanin e Hapur, një projekt që siguron dominimin ekonomik dhe politik të Serbisë në rajon, e që përfundimisht ka lidhshmëri me politikat pro ruse, e që këto shtete të cilat i bashkëngjiten kësaj iniciativës hërdo kurë do të jenë në aleancë me Rusinë, dhe përmes këtyre shteteve Rusia do të ketë ndikim në këto pjesë të Evropës me politikat e saja permanente diktatoriale sikur që po tregohet edhe në këtë luftën me Ukrainën.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".